Ballina Aktualitet Krimi shtetëror në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë

Krimi shtetëror në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë

Nga Rali LURA

Ky krim është krye nga shteti im, nga shteti yt, nga shteti jonë, nis e bitis nga Saranda në Tiranë.

Tek Kalaja në Sarandë është hapur dhe një kafe: Sa randë o Sarandë!

Kalasë së Lekurasit thonë se nuk po i mbetet as lëkura !!!  Ah, kohë cullake e kohë cubash!!!

Ata që iu ka mbetur sadopak lëkurë në fytyrë ta shpëtojnë Kalanë e Lekurasit në Sarandë, pasi është dhe kalaja ime, dhe kalaja jote, dhe kalaja jonë. Aty kam një gurë, aty kam një histori, aty kam një krenari shqiptare!

Atyne kombeve që iu bien kalatë njerëzit iu mbeten “karkaleca”, “kakerdhija”…!!!

Gjithmonë aty ku ka pasë burra, burrëri e histori janë ngritur kalatë, në të cilat flutuojnë qyqet dhe jo t’iu vijnë koha të këndojnë sorrat e qyqet…!