Nga Fran UKCAMA – Fier
Pellazg thonë e kam nankrejsë,
Ilir po,
Me Teutë,
Me Gentin mbret,
Arbër fjala e vertetë
Jam Europë tash tremijë vjet..
Jam pa Piro, jam Bardhyl,
Aleksandër lidh një gen,
S` pys kërkend për unë sa di,
Jam Europë tash tremijë vjet..
Jam me rranjë Lekë Dukagjin,
Kam një rrem prej lisit Gjergj,
Kastrioti gjithëku ndrin,
Jam Europë tash treqind vjet..
Jam Syl Voksh e Haxhi Zekë,
Avdyl Frasheri n` Prezren,
Jam Mic Sokol pa dert,
Jam Prel Tul me trimat e vet,
Jam Europë tash tremijë vjet!!
Jam Naim, Çajup e Mjedë,
Jam pak Fishtë, shumë Migjen,
Jam në dritë, jam në errësirë,
Jam Europë tash tremijë vjet..
Jam prej gjindje Dedë Gjo Lul,
Jam Hasan, jam Isë shqiponjë te retë,
Smail Qemal me trima shumë,
Jam Europë tash tre mijë vjet!
Jam pak Bajram Curr,
Jam Fan Nol, Avni Rustem,
Jam Luigj, Gurakuq,
Jam Europë tash tremijë vjet..
Jam Ahmet, i vetshpallë mbret,
S` kah shkoj, hej medet,
Jam dhe pak,diktator Enver,
Jeta zi e bardhë si më erdh,
Jam Europë tash tremijë vjet!
Jam dhe pak si këta sot,
Jam dhe pak si ata dje,
Historia do t`i gjykojë,
Jam Europë tash tremijë vjet!
Jam ma i moçmi gen në troje,
Jam mal, fushë e det,
Dua t`i thëm si i kam thënë prore,
Jam Europë tash tremijë vjet!
Si t`ia gjëj vegzën kësaj gjëje,
Si t`i them shqip e pa dert,
Me lyp leje në shpinë teme,
Jam Europë tash tremijë vjet!
Shtetet hahen sot ndër veti,
Kush na ndau, kush na preu,
Tash na nxijnë me bojë verri,
Jam Europë,
Jam Europë qysh se leu mbi tokë njeri!