Nga Elida Rrustaj – Shkodër
Ti burrë i huaj i çuditshëm, i bukur si puthja e parë,
kurth i hijshëm,
mriz prehjeje,
më prit se erdha!
Ásht bukur me u dáshtë kshtu!
Me bá bashkë romanin e Markezit
“100 vjet vetmi”.
Po i pshtuem kolerës,
rrojmë má gjatë.
Mos mundsha me t’puth,
kam me t’dásht me fjalë,
i njoh má mirë,
i njoh prej kohësh.
Fëmijë i rritun me forcë,
kështu je!
Edhe Faust,
edhe Mefistofel,
edhe gjeneral,
edhe prift.
Burrë i huaj i çuditshëm,
bibla jéme e dashnisë,
bulëza e vesës së shpirtit tém,
ofshama jéme e vetme.
Qiell ku zogjtë marrin n’thue,
në rreze a mjegull.
Unë bijë e gjarpnit dhe diellit
erdha në kohë shpirt.
Edhe zogjtë bájnë gabime…