Të dashura femra,
E di se shumë prej jush e shohin të doemosdoshëm kurimin e imazhit të jashtëm, dikush nga detyra skenike, ambjenti i punës, e plot të tjera nga pakënaqesitë që ndjejnë para pasqyrës, dhe dëshira e madhe për t’i ngjarë një manekini modelingu apo kinematografie. Mbeten fare pak tek kategoria që ndjehen mirë me vetvetën, dhe s’duan t’i heqin një “presje” pamjes së tyre të thjeshtë, unike, që rrallëkund gjendet ditët e sotme.
Duhet me doemos: buzët të duken mishtore (pavarësisht nga ku hiqet ai mish); sy të mëdhenj me bisht, pa asnjë rrudhë rreth tyre; vetulla me harqe të larta të bëra tatuazh; mollëza faqesh të ngritura përpjetë; hunda e vogel, e drejtë dhe pak me maje; fytyra e nxirë në çdo lloje stine e tij… dhe ja ku i’u bë kurimi me “detaje” imazhit tuaj. Por, prapë diçka nuk shkon! Ti ndoshta se vëren sa çalon që nga momenti kur hap gojen dhe nis të flasësh me buzët që mbajnë tule të tepërta: nuk kupton sesa në kontrast bie ngjyra e fytyrës afrikane me krahët angleze; vetullat që fillojne të dalin me “kilometra” larg vijëzimit të modifikuar; balli e mjekra prej 20-të vjeçareje me qafen 50-të vjeçe; shikimi i “zjarrtë” e tërheqës me gjunjët që mezi mbajnë peshen e trupit, si dhe plot gafa të tjera të ketij lloji…
Pra, të dashura femra, ose kurohuni më me kujdes (nga këmbët tek koka), ose-ose shtrengojeni fort çiltërsinë fëmijërore sa jeni të vogla: rrituni duke dashur pastërtinë rinore, bashkë me çapkënlleqet e saj; dhuroni ëmbëlsi mëmësore kur gëzoni ardhjen e një fëmijë dhe fisnikërojeni pleqërinë tuaj me mirësi e mençuri…
Mos u ligështoni: flokët e bardha, veçsa i japin madhështi figurës suaj prej Nënë; amësia, (në çdo moshë të vije) paraqet admirim në sytë e mbarë njerëzimit dhe bekim për ju që provoni këtë ndjesi hyjnore; vajzëria, (pavarësisht tipareve të jashtme) mbetët simbol freskie, dhe fëmijëria, e ç’të jetë tjetër, veçse dëlirësi.
Mësoni t’a pranoni vetvetën, dhe duajeni atë në çdo stinë të jetës!
Fatmira Loci