Ballina Kulturë Serbët kërkojnë të pengohet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO

Serbët kërkojnë të pengohet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Zoran Gjorgjeviq ka kërkuar mbështetje për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në Asamblenë e Përgjithshme të konferencës së Kishave Evropiane në Novi Sad.

Gjorgjeviq ka thënë se pjesa më  e madhe e trashëgimisë kulturore të Kosovës përbëhet nga artet dhe arkitektura kishtare serbe, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës nuk kanë treguar vullnet për të parandaluar shkatërrimin e saj.

Theksojmë se ditë më parë ministrat serbë, ai i Mbrojtjes dhe i Punëve të Jashtme u koordinuan që të bëjnë përpjekje për të penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.