Ballina Kryesore “KRENARË QË FRYMOJMË BASHKË ME HEROIZMIN E DËSHMORËVE”

“KRENARË QË FRYMOJMË BASHKË ME HEROIZMIN E DËSHMORËVE”

(Fjala e z. Hisen Berisha me rastin e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Tropojës. 04.06.2018)

Në Malësinë e Gjakovës, djemtë e Kosovës çdo herë e kanë gjetë besën, barutin dhe bukën.
Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çeku e shndërroj Malësinë në Garnizon ushtarësh, strehë për pleq e fëmijë, spital për të plagosurit dhe vendpushim për heronjtë.

“Djemtë” e Sali Cekut morën gjak nga damarët e djemve të Malësisë, e ndanë barutin përgjysmë dhe në maje bjeshkësh ligjëruan trimërinë e trashëguar.

Kulla e Zeqir Halilit e ngriti flamurin e luftës, kurse djemtë e Kosovës u mbushen aty me barot me e marr hakun e Adem Jasharit, Prekazit e Reçakut, me e çlirua token e Dardanisë.

Para 20 vitesh kullonte gjak e lot Kosova, gjak e lot kulloi Shipnija e nanat tona shtrydhnin lang baroti prej gjirit me ia mbyllë plagët truallit Ilir.

Përpara neve “Lëvizja e Kryezinjve” Malësinë e Gjakovës e pat djep të nacionalizmit edhe para tyre Lidhja shqiptare, prej k’ tu e nisi luftën kundër Pash Maxharit; Edhe djemtë e Geghysenit, me sakica ndalen peticat e Veshoviçit.
Ky heroizem e mbajti ndezun frymen e kryengritjes së përgjithshme për pavarësi, prirë e ideuar nga kolosi i kombit Hasan Prishtina.

I nderuar z. Kryetar i bashkisë, të nderuar të pranishëm!

Më lejoni të përulem sot me respekt të thellë për djemtë e Malësisë: Mic Sokoli, Ali Iber Neza, Azem Hajdarin e heronjtë e dëshmoret që po i nderoni sot;
Po, ata e kishin në gjak, në zemër e në shpirt Kosovën siç e kanë djemtë e saj.
E Ne, do të ndjehemi krenar që frymojmë bashke me heroizmin e tyre.

Përkulje e thellë n ‘veçanti për Malësinë e Gjakov’s, k’të shqiponjë në flamurin tonë e cila kurrë nuk pranoj që tokat matanë kufirit ti quante Jugosllavi, prandaj në mbamëndjen e kombit do ruheni përherë si treva e Qyteti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zoti e bekoftë Malësinë e popullin e saj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë në Luginë e Iliridë, Malsi e Çameri!
Lavdi dëshmorëve të lirisë te të gjitha periudhave të historisë!
Ju falëmnderit!