Sot ka ndrrue jetë në Tiranë SUL Muzli LUSHAJ i Shipshanit të Tropojës, në moshën 92-vjeçare, në dekadat e fundit i kthyer nga mërgimi i gjatë në Australi për të jetuar në atdheun e tij, Shqipëri.
Nesër, më 2 qershor 2018, ora 15,00, nga Bar-Restorant “Piazza” (mbas Muzeut Historik Kombëtar) do të bëhet përcjellja për në Varrezat e Sharrës në Tiranë.
Nacionalisti e mbretërori, Sul Lushaj, u lind në Gegajt të Tropojës, më 15 qershor 1926, emigrant politik në Kosovë-Itali-Australi prej vitit 1953; mik i afërt i Familjes Mbretërore Shqiptare; antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare (prej vitit 2005); kryetar i degës së Partisë “Lëvizja e Legalitetit”(PLL) në Australi (1984-2010); antar i KQ të OKLL (1984-1993) dhe antar i Këshillit të Përgjithshëm të PLL (1993-2009); bashkëpunëtor në Australi i gazetës “Atdheu”- Nju York e Tiranë, i gazetës “Dardania” në Tiranë; i nderuem me Çmimin “Konstandini i Madh”(AMA, Tiranë, 2005), personazh nacionalist e politik në disa media elektronike e të shkruara dhe libra shqip në Nju York, Tiranë, Australi, Prishtinë, Shkup, Zvicër, Kanada.
Për jetën e veprimtarinë e Sul Lushaj në Atdhe e mërgim është botuar libri monografik “Hyjnorja Australi”
Në këtë foto Sul Muzli Lushaj është fotografuar në Melburn nga Mbreti Leka i Parë Zogu i Shqiptarëve gjatë vizitës së Tij në pranverë 1969 në Australinë e largët.