Ballina Diaspora Shkollat shqipe të Diasporës në tre shtete amerikane

Shkollat shqipe të Diasporës në tre shtete amerikane

Shkollat shqipe të diasporës në tre shtete amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kënektikat, sipas një kronike të “Zërit të Amerikës”, organizuan të dielën festivalin e tyre të pestë me interpretime këngësh dhe vallesh tradiconale të përgatitura nga nxënës të grupmoshave të ndryshme.

Festivali është rezultat i përpjekjeve për të përcjellë vlerat e kulturës shqiptare tek brezat e rinj të diasporës përmes punës së cmuar të prindërve të tyre dhe mësuesve vullnetarë.

Rudina Dervishi e “Zërit të Amerikës”  ishte në shkollën e mesme të qytetit Garfield pranë Nju Jorkut ku u zhvillua festivali dhe bisedoi me disa nga pjesëmarësit.

https://www.zeriamerikes.com/a/4414763.html