Nga Fatjon Baze
Jemi mësuar shpesh që Shqiëpria të ketë suksese në sporte të ndryshme si Peshngritja, Atletika, Mundja etj, por ka dhe të tjerë sportistë që arrinë të ngrejnë lart emrin e vendit tonë por që nuk vlerësohen dhe promovohen. Kjo dhe për faj të ne të mediave që më së shumti jemi të fokusuar tek futbolli që fatëkqesisht është një nga sektorët më të dështuar në vendin tonë se sa tek sportet e tjera që kanë rezultate mjaft të mira.
Më datë 26 maj Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës (FBBFK) organizoi Kampionatin Mbarëkombëtar në Disiplinat e Forcës, Benq-press, Squat, Deadlift, në qytetin e Prizrenit, ku pjesmarrës ishte dhe sportisti shqiptar Fisnik Ponari i cili arriti një rezultat spektakolar.
20-vjeçari me orgjinë nga Tropoja arriti që të shpallej kampion ndërkombëtar në Kategorinë Junior për Meshkuj duke ngritur në mënyrë perfekte plot 655 kg.
Një sukses spekakolar dhe i madh i arrtiur nga sportisti shqiptar i cili me profesionalizmin e tij bëri të mundur që të arrijë një sukses të jashtëzakonshëm, duke i mahnitur të gjithë të pranishmit, pasi kjo arritje e Ponarit vjen vetëm prej pasionit dhe përkushtimit të tij në seancat stërvitore duke i arritur këto suksese vetëm fal punës së palodhur dhe jo prej substancave të ndaluara.
Në një prononcim për “TemA TV”, Ponari ka treguar sekretet e tij që ka arritur deri këtu duke shkëlqyer në këtë sport.
“Jam 20 vjeç , kam 3 vjet që merrem me palestër rregullisht , pothuajse 1 vit jam stërvitur në shtëpi me një palestër të improvizuar. Më vonë kam vazhduar në palestra me pagesë pranë lagjes ku unë banoj. Konkretisht për këtë sport (poëerlifting) ose për këtë garë kam filluar përgatitjen fiks para 2 muajsh. Ka qenë padyshim e vëshitrë përgatitja pasi ky lloj sporti kërkon një regjim të fortë ushqimi dhe fjetje (pavarsisht se regjimin jam përpjekur ta mbaj gjithmonë). Për mua nuk ka qenë e lehtë pasi kam pasur edhe angazhime të tjera duke qenë se studioj për ixhinieri elektrike dhe jam pranë diplomimit.
Momentalisht, edhe gjatë përgatitjes së garës jam stërvitur në palestrën Dave’s gym e cila më ka mbështetur në këtë rrugëtim.
Ishte hera e parë që garoja
Arsyeja pse ju drejtova ketij sektori (disiplina e Forces ose poëerliftingm) është se duke parë potencialin, vullnetin e hekurt dhe forcën që zotëroja gjatë ushtrimeve me veglat e palestrës, erdhi një moment që u binda që mund të jem dominues në këtë sport .
Kishte diferencë të dukshme mes meje dhe garuesve të kategorisë time, pa harruar që diferenca ishte e konsiderueshme dhe me fituesit e kategorive të tjera. Nga 3 ushtrimet që u zhvilluan në këtë garë, në ushtrimin Benchpress (ose shtange shtrire ) u arrit një rezultat prej 205kg, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në këtë kategori (aq më pak një i moshës time).
Duhet të theksoj fort që jam plotësisht i pastër nga substancat e palejuara si steroidet ose ndryshe dopingu”
Në vijim Ponari thekson se të gjithë këto suksese i ka arritur vetëm falë mbështetjes së familjes së tij, duke bërë gjithashtu dhe një apel për të gjithë moshatarët e tij që të merren me sport.
“Mbështetja ime më e madhe ka qenë familja dhe miqtë, por familja kanë qenë ata që më kanë financuar në çdo hap timin.
Apeli që kam shkon në rradhë të parë për djemtë dhe vajzat qoftë të moshës time ose të moshave të tjera. Ju them qe ta ushtroni dhe ta doni sportin ose pasionin qe keni, pavarësisht drejtimit që keni marrë ose do të merrni në jetë”,përfundon Ponari.
Më poshtë fotot dhe videot nga stërvitja e Fisnik Ponarit dhe momenti i triumfit në Kampionatin e zhvilluar në Prizren.