Ballina Aktualitet Partitë shqiptare asnjë këshilltarë në Kuvendin Komunal të Tivarit (!)

Partitë shqiptare asnjë këshilltarë në Kuvendin Komunal të Tivarit (!)

Në zgjedhjet lokale edhe për Kuvendin Komunal të  komunës së Tivarit, të kryeme të dielën, më 27 maj 2018, garoi dhe një listë shqiptare. “Shqiptarët për Tivarin”, e cila  ishte lista e vetme shqiptare e  përbame nga dy parti: Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Partia Demokratike.

Lista “Shqiptarët për Tivarin” garoi si listë e pakicave , ndaj në këtë mënyrë mund të shpresonte edhe per një aksionin afirmativ, por nuk fituan asnjë këshilltarë.

Bartës i listës do të jetë dr. Ismail Doda. kandidatë në listë do të jenë edhe Xhafer Perashi, Smajl Milloviq, Xhuhere Milloviq, Tahir Çejoviq, Muhamet Mujeziq, Emro Durakovic, Shpresa Doda, Ahmet Markoseviq, Smajl Mujoviq, Brahim Oxhiq, Zenepe Dardiq, Ilir Djenic e Rabije Ramuseviq.

Të drejtë vote në Komunën e Tivarit kishin 38,5 mijë qytetarë tivaras, ku numri i shqiptarëve ka rënë shumë nga asimilimi në boshnjak e malazezë dhe nga shpërnguljet në dhera të huaja.