Ballina Rajoni Vasel Sinishtaj: Kësaj here keni vetëm një zgjidhje, votën tuaj vetëm Alternativës...

Vasel Sinishtaj: Kësaj here keni vetëm një zgjidhje, votën tuaj vetëm Alternativës shqiptare

Të nderuar dashamirës të çeshtjes kombëtare,

Të nderuar qytetarë që kësaj rradhe keni të drejtën e votës për këshilltarët e kuvendit të Podgoricës dhe Plavës, të gjithë ju që e doni gjuhën shqipe, flamurin shqiptar dhe identitetin kombëtar, kësaj here keni vetëm një zgjidhje, votën tuaj vetëm Alternativës shqiptare.

Bojkoti nuk është opcion. Bojkoti nuk është guxim, ai është përçarje, ikje nga rruga e përbashkët, është thikë në shpinë ndaj vëllaut të vetëm, është kalim i ujit në mullirin e huaj, dhe mos harroni: Gjithëherë ju kam ftuar të votoni një nga listat shqiptare. Kësaj here kemi vetëm NJË, Alternativa shqiptare e cila po bën të pamundurën për faktorizimin e shqiptarëve në Mal të Zi. Votoni numrin 6 për Podgoricën, votoni numrin 2 për Plavën.

Bartësi i listës është vetën një nga të barabartët. Me rëndësi është uniteti. Nuk ka shitje, nuk ka falje as të Malësisë,  as të Plavës. Shitje dhe falje bëjnë ata që ikin nga fronti të dielën, ata që do të bojkotojnë apo do të votojnë subjektet joshqiptare. Shitje dhe falje bëjnë ata që ikin nga përgjegjësia ndaj popullit të vet!

Me respekt,
Vasel Sinishtaj


Anëtar i Kryesisë së Alternativës shqiptare