Ballina Kulturë MINJTË CICËRINË

MINJTË CICËRINË

Nga Ismet Tahiraj, poet nga Drenica

Minjtë hanë pak bukë
Pak kaqa mbi tokë, mbi borë,
Mbi kontenjer
Luadhi i mirëpret si një ekuador.

Verë, dimër cicërinë
Nuk ngrijnë
Gëzof hiri veshur
Kanë edhe sevdanë në tavan.

Përmbyesin gjithçka, grimcojnë
Dhe në valle lodrojnë
I tepërt s’është i tyre
As një gjigand luadhi
Ai ua shtron pasqyrën dhe kthetrat vizëllimë çeliku
I kanë tjetër soj
i shtimit luadhi s’duron…..