Ballina Aktualitet DY DRITARE

DY DRITARE

Nga HAMIT ALIAJ – Mjeshtër i Madh

Dritarja e diktatorit si llampë morgu
Rri mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
Njëqind metër larg,në ndërtesën përballë,
Fantazma kryeministrash të vdekur,të gjallë

Shtatë ditë iu deshën Dante Aligerit
Të shihte Parajsën,Purgatorin,Ferrin
Po njëqind vjet do të bënte nga dritarja në dritare
Në Tiranën e tiranëve me funerale

Tirana e tiranëve i ka kohët ndryshe:
Këtu gdhihesh vajzë,në darkë ngrysesh gjyshe,
Në dy dritare vjell historia:
Nga dritarja e Diktatorit, te Kryeministria !