Përbërësit:
12 filxhanë bukë e prerë në kubikë të vegjël
1/2 filxhan vaj ulliri
3 thelpinj hudhër
1-2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
2 qepë të mëdha
1 rrënjë selinoje
3 filxhanë proshutë e prerë hollë
1/2 filxhan majdanoz i grirë hollë
2 lugë gjelle sherbelë e freskët e grirë hollë 2 lugë gjelle trumzë e freskët e grirë hollë
2 vezë
kripë dhe piper sipas dëshirës 2 filxhan lëng mishi ose ujë
Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj ulliri hidhni kubikët e bukës dhe hudhrën e prerë hollë dhe kaurdisini për pak minuta derisa buka të bëhet e fërguar.
Ndërkohë në një tigan tjetër kaurdisni me vaj ulliri, selinon, qepën, dhe erëzat e freskëta (majdanozin, trumzën dhe sherbelën) e shtojini këto jeshillëqe më pas te buka e thekur në tigan.
Më pas në një tavë të lyer me gjalpë filloni të shtroni bukën me jeshillëqet e përgatitura, shtoni proshutën dhe hidhni sipër gjalpin e mbetur.
Përziejini veçmas në një tas vezët me lëngun e mishit ose ujin dhe këtë përzierje shtojani tavës nga sipër.
Futeni tavën në furrë dhe lëreni të piqet rreth 30-40 minuta në temperaturë mesatare.