Ballina Shëndet Pse duhet të përdorni kripë të jodizuar?

Pse duhet të përdorni kripë të jodizuar?

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për përdorimin e kripës së jodizuar dhe nëse është e nevojshme, të merret edhe sasi shtesë Jodi. Këshilla jepet për shëndetin e tiroides, një gjëndër që ka rëndësi të jashtëzakonshme në shëndetin tonë.

Ajo është një gjëndër e vogël që prodhon hormonin tiroksinë, që është edhe qendra rregullatore e energjisë së organizmit tonë, me rëndësi për shumë funksione jetësore të metabolizmit, prodhimit të nxehtësisë, kontrolli i ritmit kardiak, zhvillimi i sistemit nervor, rritja trupore, forca muskulare, etj.

Gjithashtu bëhet e ditur se shëndeti dhe funksionimi i tiroides ndikon shumë edhe në kofiçentin e inteligjencës. Sipas statistikave, 50% e të porsalindurve evropianë janë ekspozuar ndaj sasisë së ulët të jodit që mund të kompromentojë zhvillimin e tyre cerebral dhe rrjedhimisht të ulë nivelin e inteligjencës.

Për këtë mjekët rekomandojnë që sasia ditore e jodit nëpërmjet ushqimeve të jetë rreth 150 mikrogramë për të rriturit dhe 90 mikrogramë për fëmijët deri në 6 vjeç.