Ballina Kulinari Receta e ditës/Puding me biskota

Receta e ditës/Puding me biskota

Përbërësit: 

10 biskota

2 lugë rum

4 vezë

1 litër qumësht

2 qese sheqer vanilje

220 gr sheqer

disa lugë marmeladë të kajsisë

100 gr bajame të pjekura

Përgatitja:

Copëtoni biskotat, vendosni në një kallëf dhe spërkatini me rum. Përziejini vezët, qumështin, sheqer vaniljen dhe në këtë mënyrë hidhini përmbi biskotat.

Kallëfin vendoseni në furrë, hidhni ujë dy të tretat dhe vendoseni në furrë të ngrohur në 200 gradë dhe lëreni të piqet për 35 minuta. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet, pastaj me një brushë spërkateni pak me gjalpë si dhe me bajame të thekura.