Prizren, 6-7-8 qershor 2018
Kongresi i parë i Shkrimtarëve Shqiptarë do të mbahet në Prizren më 6, 7 e 8 qershor 2018.
Pjesëmarrja e shkrimtarëve shqiptarë nga të gjitha trojet dhe nga mërgata (diaspora) është akti më i lartë i elitës së një kombi.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe aty ku u vunë themelet e Shtetit Shqiptar, pra BESËLIDHJES SHQIPTARE në Prizren le t`i vemë themelet e Bashkimit të SHKRIMTARËVE SHQIPTARË!
Axhenda:
– më 6 qershor 2018 (e mërkurë) nga ora 15:00
Pritja e shkrimtarëve dhe akomodimi në Hotel “Univers” Vermicë
– ora 20:15 Darka për shkrimtarët mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Preshevë e Bujanoci
– më 7 qershor 2018 (e enjte) Hapja solemne e KONGRESIT në orën 9:30 – 11:30 në Prizren
– 11:30 pushimi dhe vizitë Kalasë, Lidhjes dhe fotografimi i përbashkët
– 14:30 vazhdon punimet Kongresi me leximin e Kumtesave me temën: “Rëndësia e Unifikimit të Krijuesve Shqiptarë”. (Kumtesat lexohen vetëm një faqe, kurse në tërësi kumtesat botohet në libër për shkak të numrit të madh të paraqitura me kumtesa)
– 17:00 Intervista për Tv, Radio, Portalet dhe gazetat e akcilit shkrimtarë pjesëmarrës
– 17:30 ORA LETRARE me pjesëmarrësit (lexohen vetëm një poezi, tematika e lirë dhe sa më e shkurtër)
– ora 20:00 darka në Hotel Univers Vermicë
– ora 21:00 Muzikë e vallëzim në Hotel më 8 qershor 2018 (e premte), ora – – 9:30Leximi i Konkluzioneve të Kongresit.
-ora 10.30 fotografimi i të gjithë pjesëmarrësve dhe përcjellja.
-ora 11:00 Konferenca për Media. Shkrimtarët nga Mërgata lajmërohen te Kryetari i LSHK, z. Hasan Qyqalla.
Pjesëmarrës të nderuar,
ju lutemi për shkak të angazhimit të madh që kemi lexojeni dhe për çdo informim drejtojuni te Kryetari Reshat Sahitaj, Nënkryetari Lan (Asllan) Qyqalla, anëtarët : Ramiz Ali SOPAJ, Aziz Bytyqi e Mevlyde Mezini Saraqi. Kumtesat i dërgoni te Mevlyde Mezini Saraçi(komunikoni me të në fb për mënyrën e dërgimit të Kumtesave)