Ballina Kulturë “Dritëhijet e një poeti” në KAMËZ

“Dritëhijet e një poeti” në KAMËZ

Me 19 Maj, ditën e shtunë, në orën 10:00 paradite, në Pallatin e Kulturës Kamëz organizohet një koncert festiv me krijimtarinë më të mirë ndër vite të poetit të këngës popullore dibrane Naim Plaku. Marrin pjesë këngëtarët më të njohur të Dibrës.

Me këtë rast, do të prezantohet edhe libri “Dritëhijet e një poeti”, një biografi kushtuar jetës dhe veprës së Naim Plakut, shkruar nga Shaqir Skarra, botuar nga M&B.

Pjesëmarrja është e lirë, kështu që jeni të ftuar!