Nga Ilir KADIA
Sepse po të kish nuk do vuante rrudhjen e saj si të një plake 95 vjeçare! Për herë të parë që nga 1923 Shqipëria prodhon më shumë vdekje se lindje! Parashikimi më i zymtë akoma! Pas 80 vjetësh do jemi 850 mijë shqiptarë!!! Dhe kjo zymti se nuk ka shumë burra si Agron Tufa! Se burrë tamam nuk është ai që palos para nëpër qypa! As ai që shton librat nëpër rafte! E as ai që i bën varg plazhet e botës ku ka qënë! Burrë i vërtetë është ai që bashkë me një grua zonjë si e Agron Tufës e rrit Shqipërinë! Nuk bën riprodhim të thjeshtë por të zgjeruar! Agron Tufa i ka raftet plot me libra me emrin e tij dhe libra jo sidokudo por me çmime kombëtare! Sa para ka nuk e di por di që është nga më të pasurit e Shqipërisë! Pse?! Sepse ka pesë fëmijë o njerëz! Pesë miniera floriri!
Agron Tufa e do Shqipërinë shumë herë më shumë se ne! Se pesë fëmijët e tij do i ngjajnë atij dhe zonjës e nuk do i trëmben familjeve të mëdha e do bëjnë një tufë me fëmijë! E Shqipëria e fundshekullit nuk do ketë tre herë më pak shqiptarë si parashikohet sot por tre herë më shumë, të paktën! Pra 10 milion shqiptarë Shqipërie! Mirëpo ish dashur që ne të ishim burra si Agron Tufa!
Ke të drejtë Agron! Me dy fëmijë nuk mund të mburresh se je burrë!