Ballina Kulinari Receta e ditës/Sallatë me mollë dhe rrepa

Receta e ditës/Sallatë me mollë dhe rrepa

Përbërësit:

4 rrepa të mëdha

2 mollë jeshile të mëdha

1 mollë e kuqe

¼ filxhan me vaj ulliri

2 lugë uthull

1 lugë me lëkurë limoni

lëng limoni nga 1 kokërr

pak kripë deti

piper i zi

mente e freskët e prerë hollë

Përgatitja:

Me thikë prisni hollë të gjitha rrepat dhe mollët me trashësi gjysmë centimetri. Vendosini pjesët e prera në një tas sallate të madhe, sipas dëshirës mund t’i alternoni shtresat për një prezantim sa më të këndshëm. Nuk duhet harruar se paraqitja e bukur i shton shijen çdo lloj gatimi. Përziejini me vaj, uthull, lëkurën dhe lëngun e limonit, kripë dhe piper sipas shijes. Mund ta zbukuroni pjatën me mente dhe vaj ulliri. Është gatim që shërbehet direkt. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer në një enë prej xhami deri në 2 ditë.