Ballina Kulinari Receta e ditës/ Gjoks gjeli deti role i mbushur me gështenja

Receta e ditës/ Gjoks gjeli deti role i mbushur me gështenja

Përbërësit:

15 qepujka

400gr gështenja të qëruara të pjekura

pak trumzë të tharë

2 thelpinj hudhër

gjokset e 1 gjeli

vaj ulliri

1/4 filxhan lëng mishi

2 lugë mustardë

kripë, piper

Përgatitja:

Hapni filetot e gjoksit të gjelit, i rrihni deri sa të arrijnë në 1cm trashësi. Spërkatini filetot me vaj ulliri, kripë, piper dhe në fund i lyen me mustardë.Gatuani në pak lëng pule qepën, hudhrat dhe më pas gështenjat, për 10min.
Vendosni brenda mbushjen prej gështenjave, qepujkave dhe hudhrave. E bëni role dhe e lidhni me pe gatimi.

Vendoseni në furrë në temperaturë 185 gradë C për 25min. Herë pas here i shtoni pak ujë në tavë. Shërbejeni me gështenja, patate ose pak përshesh.