Ballina Aktualitet 75 VJET I SHËRBIMIT SHQIP TË “ZËRIT TË AMERIKËS” ME TRANSMETIME...

75 VJET I SHËRBIMIT SHQIP TË “ZËRIT TË AMERIKËS” ME TRANSMETIME NË GJUHËN SHQIPE

(Programi i parë në shqip ka fillluar me datën 13 maj 1943)

Nga dr. Elez BIBERAJ – Drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në “Zëri i Amerikës”

Congratulations to VOA’s Albanian Service: May 13 marks the 75th anniversary of VOA’s first Albanian language broadcasts! The Albanian Service has served as a highly trustworthy and credible news source, providing its audiences with unbiased, reliable and timely news and information and fostering the development of free and democratic societies.

Urime të përzemërta Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës me rastin e 75 vjetorit të transmetimeve në gjuhën shqipe.

Programi i parë në shqip ka fillluar me datën 13 maj 1943, një kohë kur Zëri i Amerikës transmetonte në shumë pak gjuhë. Kjo dëshmon rëndësinë që Shtetet e Bashkuara u jepnin aspiratave të kombit shqiptar për pavarësi dhe demokraci.

Transmetimet në shqip u ndërprenë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, dhe rifilluan më 13 maj 1951.

Zëri i Amerikës ka qenë dëshmitar i ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar dhe ka shërbyer vazhdimisht si një burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni.

Është e vështirë të gjesh një mjet tjetër shtypi që të ketë mbuluar dhe që vazhdon t’i mbulojë zhvillimet në Ballkan në një mënyrë të tillë gjithëpërfshirëse dhe gjithë-shqiptare si Zëri i Amerikës.

Shërbimi Shqip vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe gëzon një ndër audiencat më të mëdha mes shërbimeve në të gjitha gjuhët e tjera të Zërit të Amerikës.

Mirënjohje kolegëve të Shërbimit Shqip dhe te gjithë gazetarëve që kanë pasur fatin dhe nderin të punojnë për Zërin e Amerikës dhe të japin ndihmesën e tyre modeste për lirinë dhe demokracinë e kombit shqiptar!