Ballina Diaspora Dy mirditorë: Kolë Gjoka deputet i CDU-së, i një Landi Gjerman dhe...

Dy mirditorë: Kolë Gjoka deputet i CDU-së, i një Landi Gjerman dhe Eugent Bushpepa “star” në Eurovision

Nga: Mark Marku – Shkorreti.

“Ishte kjo Mirditë e Madhe, pa kemi këtë Shqipëri të Vogël”- (Faik Konica)
Duke lexuar si zakonisht shkrimet tuaja zoti Aleksandër Ndoja, e kam nis komentin tim me një thënie të Faik Konicës që ka domethënien e vet të madhe për Mirditën, edhe në këtë rast shkrimin e hedhur nga ju “Nga Kolë Gjoka deputet i CDU-së, i një Landi Gjerman, të Eugent Bushpepa “star” në Eurovision….”

Desha të sjellë opinionin tim për këtë shkrim duke ju përgëzuar dhe thënë , ju lumtë mëndja pena. Ato që shkruani ju në vazhdimesi në këtë faqe, në faqen Pirusti News apo kudo në shtypin e shkruar dhe në këtë faqe këtu ,mëndoj se nuk na bëjnë pesimist por vetëm optimist. Janë të sakta e të vërteta.

Edhe për kolegun tim, patriotin tonë intelekualin Mirditas Kolë Gjoka është pothuajse ashtu, atje të zgjedhurit lokal ashtu i quajnë dhe i njohin si Deputet, nuk është si këtu tek ne që të vjen çdo ditë në mendje poema e Mirditasit, Mjeshtërit të Madh Agim Doci,’’ Në këtë vënd ku kemi lerë krenar por….,

Ne Gjermani unë kam djalin tim atje një intelektual që vazhdon të punojë e jetojë në Gjërmani dhe më thotë këtë mendim, po edhe të tjerë kanë mendim të njejtë, nisur nga kjo edhe shumë faqe elektronike kështu e kanë trasmëtuar,po ka edhe tjetër mendim edhe nga miqtë te mi krejt dashamirës që i falenderoj për ndërhyrjet e tyre po edhe unë kisha bërë një shkrim për zgjedhjën Shiptarit atje,Mirditorit tonë Kolë Gjoka,por duke ditur se mund të shkaktoja debate pa vënd e nuk ndikonin për mirë ndoshta për atë ,e fshiva si komënt dhe mendoj se me nej sqarim do bëja shumë mirë të mos e fshija .megjithatë ky koment mendoj se zëvendëson qëllimin tim të mirë që kisha . Megjithatë ai sot është një bashkëkombas i yni që tash është bashkëkombas dhe i zgjedhur i tyre, përfaqësues i popullit Gjerman të atij Landi që e ka zgjedhur ,e mëndoj se kjo është e rëndësishme që ky burrë Oroshian(Blinishtas)Mirditë, sot është i pari shqiptarë që takohet me Kancelaren Merkel dhe gjithë Qeverinë më shumë se edhe Kryeministri apo Presidenti ynë. Këtë edhe mund te mos u mundësohet takim, ndërsa atij asnjëherë nuk mund ti pritet rruga përderisa është i zgjedhur nga populli i tyre.

Ai është përsoni që ka ndikuar edhe para se të zgjidhej shumë në qeverinë Gjërmane për çeshtjën shqiptare, madje edhe ne takimet me kancelaren Merkel që tashmë ndikimet e tij janë bëret e njohura, pra ky është në kontribut që ndoshta ne do e vlersojmë më vonë ,dhe ai nuk e ndalon hapin e tij që të ndikoj sa më shumë në interes të lobimit për çështjën shqiptare, sideomos për këto dy muaj ku vendoset ose jo pranimi kandidat i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ai konsiderohet e respektohet njësoj si shtetas Gjerman që në fakt edhe është prej shumë vitësh, pavarësisht Kombësisë Shqiptarë. E kjo është arrit me sakrifica të mëdha nga ai, që arriti të jetë i zgjedhur nga populli i këtij Landi Gjerman, sot përfaqësues i tyre. E këtë mbështetje të Landit ku jeton e ka fituar me punë e me sjellje shembullotre si intelektual, më herët këtu ushtarak kariere i specializuar edhe në Kinë ,mbase i vetmi si ushtarak, dhe më pas i arsimuar në shkencat ekzakte në Universitetin tonë Shtetërorë.
Ndaj për atë po edhe për gjithë shqiptarët është kjo zgjedhje e tij në pushtet ,është një krenari, natyrisht edhe për ne si Mirditas. Ne të gjithë duhet të ndjehemi krenar edhe për arritjet për njeriun e drejtësisë Vitore Tusha,domosdo , sot ne jemi deshmitarë se si po rrëzohen në veting gjyqtarët, prokurorët, biles po mbetemi me vende vakant se kanë dalë të jo të pastër nga vetingu,e krejt e kundërta me bijën e Mirditës që cilësohet e shpallet e para gjyqtare e pa korruptuar, apo Ardiola Dushi që po shkelqën në botën e modelingut, Kristian Prenga që shpallet kampion i botës në Kickbox, , ekipi kombëtar i volejbollit mbështet tek vajzat e “Ariana Arapit,, apo arritjet të Eugent Bushpepa “star” në Eurovision. Nga zemra i përshëndes dhe i uroj për punën e rezultatet e tyre. Ne nuk tregojmë eufori , por tregojmë se Mirditorët në historinë e hershme e deri më sot kanë treguar veten se kanë cilësi të veçanta. Kudo e çdo herë në detyra atyre nuk u është flliq fytyra dhe vete nuk e kanë fëlliq atë, por kanë treguar fisnikërinë e familjës së tyre, të tyrën dhe të vëndlindjës Mirditë.

Mirdita sot ka shumë intelektual të fushave të ndryeshme që kanë kontributet e tyre si brenda saj , në vend ,dhe jashtë Shqipërie në disa vënde të botës.Shpesh është shkruar e folur për ta,ndoshta jo sa duhet ,e jo për të gjithë dhe që duhet të bëhët në të ardhmën,ka edhe mungesë informacioni, është normale në këtë kohë trasmesioni ,kështu e kam quajt dhe hala e quaj se më shumë jemi në vënd se sa ecim përpara, e jo tranzicioni që po zgjat pafundësisht, mirë është dhe duhet ne vazhdim edhe të për të tjerët të shkruhet e të thuhen fjalë për ta, për punën e tyre ,për sakrificat e tyre, për ecurinë e aktivitetin e tyre, që po integrohen dhe ecin përpara në vënde të ndryeshme të botës, akoma ka shumë që duhet ti njohim e të njihen nga publiku Mirditas dhe më gjërë opinion vëndas ketu ,edhe ata janë me punën e kontributet tyre, një vlerë e shtuar për Mirditën.

Unë mëndoj që me zellin dhe profesionalizmin që ju përsonalisht keni si gazetar në vazhdimësi si një gazetar europian,në mënyrë periodike si deri më tani do njihemi me të reja për aktivitetin e punën e tyre si emigrant apo edhe te atyre brenda vendit.Por mëndoj se zgjedhja e Kolë Gjokës është një Femomen ,e që vështirë të përsëritet në vënde të tjera ,madje edhe në Gjërmani,ajo ndodhi përhere të parë , që një Shqiptarë të zgjidhët në pushtet e përfaqësues i popullit të një Landi ,unë uroj që në vazhdim të ndodhë edhe me shqiptarë të tjerë, le te shpresojmë.

Në shtypin e ditës apo në faqet e intërneti ,po edhe në faqe tuaj te gazetës Pirust-News ,shpesh është shkruar e vazhdon të shkruhet , nga ju si Gazetar Aleksandër Ndoja, për vlerat intelektuale dhe vlerat që ka Mirdita.

Po kështu edhe nga ,Drejtori i Shoqërisë Kulturore Mirdita Pjetër Marku dhe trajtuar shumë gjërë në Revistën Mirdita, tani me 18 numura, ku sigurisht ndjehët fort puna edhe e juaja Aleks Ndoja.

Nga Shoqata Mirdita e Bashkuar që së shpëjti do jetë me emërtimin Shoqata Mirdita Etnike me kryetar Gjen.Gjon Mark Lleshaj dhe organi i kësaj shoqatë gazeta Mirdita që vazhdon në mënyrë periodike promovimin e vlerave të Mirditës dhe njërëzve të saj,

Drejtori i Kulturës dhe gazetari Gjergj Marku njeri i palodhur në promovimin e vlerave të Mirditës e njerëzëve të saj,gazetarë të tjerë Mirditas që për fatin e mirë kemi disa brenda e jashtë vëndit, të cilët me shkrimet e tyre përveç të tjerave promovojnë vlerat e Mirditës dhe vlerat intëlektuale të saj.

Vazhdon të shkruhet dhe është shkruar nga shumë studiues poet e shkrimtarë Mirditas, si Akademik Mark Tirta, i paharruari Pal Doci, Mjeshtri I Madh i paharruari Gjokë Beci,I ndjeri Simon Prendi , Agim Doci, Frrok Cupi, Ndue Dedaj, Mark Simoni,Gjon Marku,Preng Cub Lleshi, Gjet Ndoj,Bardhok Pulaj,Nikollë Loka, Pjeter Nikolla, Mhill Tanushi, Viktor Gjikolaj, Fran Lleshi, i paharruari Ded Shkurti ,Dod Pjetraj, Ndue Tusha , Pal Nikolli,e shumë e shumë të tjerë.

Ndaj edhe njëherë dua të përgëzoj dhe të falenderoj gjithkënd Mirditas ,po ne vecanti këta përsona që nga ju përmendën dhe posaqerisht kolegun tim Kolë Gjoka per zgjedhjen e tij si përfaqësues pushteti për popullin e Landit ku banon ne Gjermani, që punon me ndershmëri për të ec përpara në jetë duke ruajtur vyrtytet e familjës dhe të Mirditorit.

Profesor Doktor Lisien Bashkurti ,në një takim me Mirditorët në Tiranë në Promovim e ndarjen e çmimeve të revistës Mirdita do të shprehej :

–‘’ Mirdita është ndër katërt fiset e mëdha të Perandorisë së Madhe Romake, që janë ilirët. Mirdita është vendi që mbanë emrin e Arbërve, njerëz me zemër të bardhë, me mendje të bardhë, me veshje të bardhë, me shpirtë të bardhë, me kostum të bardhë.
– Nëse jemi këto që jemi, jemi se kemi Mirditën nëse jemi ato që duhet të jemi, jemi nëse e ruajmë Mirditën ,,.
Ju përshëndes me shumë respekt Aleksandër Ndoja në vecanti që jeni gjithnjë i vëmëndëshëm për të bërë me dije cilin do lidhur me ecurinë e zhvillimit të jetës së Mirditës dhe të Mirditorëve kudo që ata jetojnë e punojnë.

Ushtarak i Lartë në Rezervë Mark Marku-Shkorreti -Tiranë 11.5.2018