Kanë kaluar kohë nga dita kur Benjamin Franklin pas studimeve të bëra tha se koha është pasuri. Dhe kjo është e vërtetë edhe në ditët e sotme, pasi koha është e çmuar e nëse di ta organizosh atë mund të fitosh më së miri. Kështu punonjësit janë vazhdimisht duke kërkuar balancimin e duhur punë/jetë, për të marrë sa më tepër fitime dhe të mira nga të dyja.
Duke iu referuar një studimi amerikan të “Time Use Survey”, i përcjellë nga zyra e Laboratorit të Statistikës, punonjësit vazhdojnë të punojnë përgjithësisht 8 orë në ditë. Dhe po sipas zyrës së Statistikave të ardhurat mesatare për një pjesëtar familje në Amerikë janë 26,036 dollarë në vit.
Më poshtë janë disa lloj punësh e profesionesh në të cilat ju mund të punoni më pak dhe të fitoni më tepër. Orët mund të mos jenë detyrimisht më pak, zakonisht midis 35 dhe 38 orë në kanë, por këto punë ofrojnë më të njëjtën kohë lirshmëri dhe para. Këto profesione e punë japin rroga që e kalojnë vlerën mesatarë të të ardhurave, pra 26,036 dollarë në vit.
Më poshtë jepen 20 profesione të zgjedhura si punët në të cilat punohet më pak dhe fitohet më tepër. Këto profesione kërkojnë më pak se 40 orë pune në javë dhe kalojnë nivelin mesatar të të ardhurave në vit. Të gjitha këto profesione tregojnë se mund të punoni më pak dhe të fitoni më tepër, por ato kanë vështirësinë e tyre, dhe kërkojnë talent. Në majë të listës janë pilotët, ndihmës pilotët dhe inxhinierët e fluturimit, të cilët fitojnë 98.48 dollarë në orë. Pas tyre vijnë mësuesit të cilët fitojnë 96.32 dollarë në orë. Megjithatë është e dukshme që këto punë nuk janë për këdo, por nëse ju jeni duke parë një mënyrë të re për të fituar më shumë bëni një balancim të saktë të punës dhe jetës tuaj.
1. Pilotët, ndihmës pilotët dhe inxhinierët e fluturimit
23.5 orë pune në javë
1,215 orë pune në vit
119,658 dollarë të ardhura vjetore
2. Shkencëtar biolog
38.4 orë pune në javë
1,992 orë pune në vit
65,329 dollarë të ardhura vjetore
3. Biokimist dhe biofizikant
37.5 orë pune në javë
1,947 orë pune në vit
69,681 dollarë të ardhura vjetore
4. Shofer autobusi
35.9 orë pune në javë
1,613 orë pune në vit
26,107 dollarë të ardhura vjetore
5. Këshilltar klinik dhe psikolog shkolle
38.1 orë pune në javë
1,693 orë pune në vit
59,595 dollarë të ardhura vjetore
6. Asistent dentist
35.6 orë pune në javë
1,849 orë pune në vit
30,895 dollarë të ardhura vjetore
7. Botues
38.7 orë pune në javë
2,007 orë pune në vit
36,858 dollarë të ardhura vjetore
8. Drejtor, aktivist fetar dhe aktivist edukimi
38.1 orë pune në javë
1,978 orë pune në vit
48,243 dollarë të ardhura vjetore
9. Këshilltar edukimi dhe profesional në shkolla
37.9 orë pune në javë
1,712 orë pune në vit
50,075 dollarë të ardhura vjetore
10. Trajner fituesi dhe instruktor aerobie
38.0 orë pune në javë
1,976 orë pune në vit
35,262 dollarë të ardhura vjetore
11. Agjent sigurimesh
38.6 orë pune në javë
2,005 orë pune në vit
63,157 dollarë të ardhura vjetore
12. Interpretues dhe përkthyes
34.1 orë pune në javë
1,687 orë pune në vit
35,853 dollarë të ardhura vjetore
13. Punonjës drejtësie
38.4 orë pune në javë
1,961 orë pune në vit
46,539 dollarë të ardhura vjetore
14. Mësues i ligjeve dhe së drejtës
35.2 orë pune në javë
1644 orë pune në vit
158,353 dollarë të ardhura vjetore
15. Media e përzier dhe punonjësit e komunikacionit
36.7 orë pune në javë
1,852 orë pune në vit
38,698 dollarë të ardhura vjetore
16. Optometrist
37.7 orë pune në javë
1,959 orë pune në vit
103,375 dollarë të ardhura vjetore
17. Psikolog
38.2 orë pune në javë
1,722 orë pune në vit
59,543 dollarë të ardhura vjetore
18. Mjek patolog
37.5 orë pune në javë
1,611 orë pune në vit
53,499 dollarë të ardhura vjetore
19. Operator telefoni
38.7 orë pune në javë
2,009 orë pune në vit
29,877 dollarë të ardhura vjetore
20. Krasitës dhe zbukurues pemësh
37.2 orë pune në javë
1,898 orë pune në vit
35,644 dollarë të ardhura vjetore