Ballina Aktualitet Indeksi i Shteteve të Brishta për 2018: Po Shqipëria sa e “brishtë”...

Indeksi i Shteteve të Brishta për 2018: Po Shqipëria sa e “brishtë” është?

Shqipëria nuk ka treguar asnjë përmirësim në 2018, sipas Indeksit të Brishtësisë (FSI), përpiluar nga Fondi për Paqe, duke u grupuar në një zonë mesatare risku brishtësie. Ndonëse vitin që shkoi ndodhej në vendin e 124, ndërsa këtë vit në të 122-tin nga 178 shtete, raporti tregon se në bazë së të gjithë kategorive të marra nën shqyrtim, nuk kemi bërë përmirësime.

Sipas Indeksit të Shteteve të Brishta për 2018, kryer nga Fondi për Paqe, rezultatet bazohen duke u bërë matjet sipas disa treguesve, si më poshtë: Presionet Demografike, Niveli i Refugjatëve, Zhvillimi ekonomik, Tensione dhe dhunë, Të drejtat e njeriut, Varfëria, Forcimi i shtetit, Shërbimet Publike dhe Funksionimi i ligjit.

Krahasuar me rajonin, vendi ynë dhe Mali i zi, i cili renditet në vendin  e 128-të shfaqen si vende më pak të brishta. Ndërsa Bosnja e Hercegovina prej vitesh udhëheq rajonin si më i brishti, i renditur këtë vit në vendin e 95. Më pas, ndjek Serbia e 108-a, si dhe Maqedonia e renditur e 112-ta .

Vendet më stabël konsiderohen Finlandë, Norvegjia, Zvicra. Ndërsa vendet më të rriskuara janë Sudan, Somali, Jemen.

Ndërkohë që luftërat në Siri dhe Jemen u rritën me intensitet vitin e shkuar, Katari ishte papritur politikisht, ekonomikisht dhe fizikisht i izoluar nga fqinjët e saj, Katalonia vazhdoi përpara përpjekjet e saj për t’u ndarë nga Spanja, Venezuela ra më tej në kaos, Mbretëria e Bashkuar vazhdoi të luftojë me kushtet e daljes nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara (përveç që po prekeshin nga një sërë katastrofash natyrore) u zhvendosën nga një krizë politike në tjetrën. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto shqetësime, mesazhi i qartë i Indeksit të Brishtësisë së Shteteve (FSI) në 2018 ishte se, në tërësi, shumica e vendeve në mbarë botën vazhdojnë të tregojnë shenja përmirësimi të qëndrueshëm dhe shumë – veçanërisht Meksika – tregojnë elasticitet përballë presionit të madh. Sidoqoftë, mesazhi më i qartë i FSI 2018 është se presionet mund të ndikojnë në të gjitha shtetet – madje edhe më të pasurat dhe më të zhvilluarat në botë.