Ballina Kosova FLAS ME TY E ZËRIN NUK TA DËGJOJ (Ukshin Hoti)

FLAS ME TY E ZËRIN NUK TA DËGJOJ (Ukshin Hoti)

1.
Flas me ty e zërin nuk ta dëgjoj
Të shikoja fotografinë që shumë vite
T ‘i lexoja fjalët prej kohësh i ndritur
Ukshin Hoti dijetar i kombit shqiptar

Jeni në mesin e atyre që çdo ditë flasin për ty
Por të paditurit të errësuan rrugën tuaj o mik
Të lidhën më litar nga urrejtja e madhe ndaj teje
Sot harruan fjalët më të ndritura tuat o nderi ynë

Të shikoja fytyrën i shqetësuar o Ukshin Hoti
Pse rrini mbi ato male i heshtur nëpër vite o mik
Kur ju jeni dritë- dielli deri në qiellin e kaltër
Pse nuk të kërkojnë këta të lidhur me zinxhirë

2.
Kur ishe në tokën që të tjerët e robëruan me padituri
Të kishin frikë fjalët tua filozofike (politike) në kohë
Të shtruan rrugën me gjemba disa shqip-folës
U munduan të zbehin fjalët tua për Republikë

Fjala jote është lindur në kohë kur kërkohej e vërteta
Ju folët në kohë kur tjerët kishin frikë nga vet-vetja
Ju me zgjuarsi morët dituri aty ku bëhet demokracia
I rritur që nga vegjëlia për të lënë vepra të mëdha o trim

Ju ngritët zërin kur disa heshtën dhe kishin frikë nga hija
Atëbotë ngritët zërin të ribashkonte tokën Shqipëria
Na mësuat si duhet themeluar Ushtria për luftë për Liri
Pse heshtin këta horra nuk të kërkojnë Ukshin Hoti ty

3.
Ju jeni shqiponjë në flamurin kombëtar kuq e zi
Të kujtojmë me mall idealin tuaj të ngritur për Liri
Sakrifikuat jetën për nder të popullit tonë shqiptar
Sot disa liderë tanë janë bërë më të këqinj se korbat e zinj

Ukshin Hoti më thuaj sot një fjalë ku je o Profesor
Nga t’ia filloj të kërkoj unë i mjeri poet letërshkruesi
Nuk kam forcë për të gjetur ku të kanë mbyllur ata horra
Por do të shkruaj deri në vdekje sa do t’më punojë dora

Ukshi Hoti unë kam forcën e lapsit që më dha Zoti
Kam forcën e shpirtit që mora nga forca e shpirtit tënd
Kam shikimin e syve shpatë që të qëlloj armiqtë e kombit
Ku je Profesor Ukshin Hoti se një ditë do largohet dëbora

4.
Fjalët janë të vogla që të shkruaj për ty mik i fjalës
Unë jam rritur në dritën e gjysmë – ndriçuar në kohë
Jam akoma i vogël që të shkruaj për ty Profesor i dijes
Por shpirti më shtyn të qëndis kurorën mbi kokën tënde

Të ju them jeni medaljon në ndriçimin e hënës është pak
Të them që keni marrë ngrohtësinë e diellit të lindur nga ty
Kjo është prapë pak për një shpirt ndezur si ishe ti Ukshin
Por më ndriçimin e këtyre dy bukurive ju rrezatoi vetë Zoti

Çka do që them është fjalë e hedhur në një oqean për ty
Do shkruaj fjalën që e kam obligim moral dhe kombëtar
Do e nisë kalërimin në rrugëtimin për të kërkuar o pishtar
Profesor Ukshin Hoti më fal nuk kam forcë që të vi të të marr

………………..
Rudi Berisha
Dardani, 04 maj 2018