Ballina Diaspora KONTRIBUTE ATDHETARE KULTURORE TË HAXHI MUHAXHERIT NË AUSTRI

KONTRIBUTE ATDHETARE KULTURORE TË HAXHI MUHAXHERIT NË AUSTRI

Nga Sabit AVDULI  – Zelanda e Re

Jam larg nga vendlindja sa nuk ka më larg në planetin Tokë dhe interneti është e vetmja dritare prej nga shoh e përcjell ato që ndodhin në  tokat shqiptare e botë. Përmes internetit hap faqet e gazetave, dëgjoj radiot të lidhura në internet, jam në rrjedha të asaj që ndodh në kulturë etj.

Emri  i mërgimtarit që më fascinon me energjinë e tij hulumtuese, me punën krijuese e të  dobishme në fushën e letërsisë, këngës, muzikës e historisë shqiptare prej të cilit mësoj unë e diaspora shqiptare është Haxhi Muhaxheri.

Haxhiu administron webfaqe, revista elektronike, radio, që aq bukur informojnë, afirmojnë, kujtojnë njerëzit që kanë dhënë shumë kulturës e historisë shqiptare të mos harrohen. Webfaqet  e tija me programe të shëndosha kanë me mijëra anëtarë që shkruajnë, komentojnë, njoftojnë diasporën shqiptare për arritjen në fushën e letërsisë e arteve tjera. Në google mjafton të shkruhet emri i tij dhe hapen me dhjeta faqe të cilat i administron Haxhiu. Faqe këto që afirmojnë emra të rinj krijuesish, afirmojnë poezinë, këngën, muzikën e të vërtetën tonë e gjithçkaje tjetër shqiptare. Ideali i Haxhiut, kam vërejtur në punën e tij, është realizimi i synimeve të brezave  për  të qenë i lirë e zot në tokat e veta shqiptari.

Nga biografia e Haxhiut shihet se ai edhe në Kosovë ka bë shumë për kulturën shqiptare, si gazetar, publicist, shkrimtar e botues gazetash.

Në mërgim Haxhiu vetëm vazhdoi veprimtarin e tij fisnike por tash, duke gjetur rrugën më të mirë e më të shpejt përmes internetit për të arritur kështu suksese të pakontestueshme sikur të ishte institucion kulturor  i paguar.

Me ketë shkrim të pakët sa një pikë uji në det për Haxhiun e punën e tij kaq të madhe jap opinionin time personal në bazë të shkrimeve të postuara në internet, komunikimit me Te prej së largu unë në Zelandën e Re ai në Austri. Autori i shumë veprave e fitues i çmimeve letrare Haxhi Muhaxheri shkollën fillore e kreu në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letërsi dhe gjuhë) në Universitetin e Prishtinës. Muhaxheri një kohë ka qenë  kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpisë Botuese “Pena”, kryeredaktorë i të parës revistë erotike “Amori”.

Gëzon fakti se Muhaxheri është aktiv dhe nuk ndalet së punuari e administruari webfaqe, portale  dhe Radio Liria me seli në Austri, e cila dëgjohet edhe këtu në Zelandën e Re.

Auckland, 23 prill 2018

Haxhi Muhaxheri – Portret nga piktori Luan Jakupi