Ballina ED/OP ARISTOTELI DHE TURMAT

ARISTOTELI DHE TURMAT

Nga ILIR KADIA

Mblodhi Aristoteli në agoranë e Athinës, turmat e miletit, t’u fliste e t’u shpjegonte filozofitë e tij.

Pak pasi filloi Aristoteli, ato u lodhën, humbën fare interesin, dhe avash avash boshatisën sheshin.

E di unë si t’i bëj herën tjetër të “interesuara” turmat e Athinës…

I mblodhi përsëri ato dhe filloi…”Ime shoqe, u zu keq me gruan që banon karshi nesh, po aq keq, aq keq sa u kapën prej flokësh, dhe ajo tjetra, ndërkohë …..”

Dhe turma…”Çfare i tha?.. çfarë i tha?… çfare i tha? Na thuaj! “

Dhe shumë e merakosur turma nuk lëvizte nga vendi ……!

…Dhe bota nuk paska ndryshuar që atëhere, njelloj funksionon dhe sot…Shikoni njerëzit tanë përballë ekraneve me programe koti! Shikoni si shiten revistat me thashetheme koti…Shikoni… koti… koti… koti!