Ballina ED/OP SHPËRFILLJA E TËRË KOMBIT TONË NËPËR EVROPË-JO VETËM MËVETËSIA E SHTETIT...

SHPËRFILLJA E TËRË KOMBIT TONË NËPËR EVROPË-JO VETËM MËVETËSIA E SHTETIT SHQIPTAR “SHQIPËRIA”

Nga Brahim Avdyli

(Analizë e përmirësuar)

Një kohë të gjatë e kam pasur këtë temë nëpër shqyrtimet e mia. Nuk na kënaqë lëvizja e tërë popullatave të rajoneve ku janë përfshirë edhe shqiptarët, me shumicën numerike, me dimensione kundër vetvetes, pa e kuptuar këtë punë.

Mua më habit fakti se, tani, mija vite, ne, stërniqërit e yllirëve-frikë, që u thomë brigë apo frikë; të trojanëve; të pellazgëve; të pellazgo-ilirëve; të ilirëve apo më mirë t`u themi Yllirëve (kështu, thëniet e tjera që gjenden për ne, nëpër shkrimet e vjetra, p.sh. hititët, po i lëmë mënjanë, si “thënie të shekujve”, e po merremi me thëniet të cilat na nevojiten, me këtë rast), të epirotëve, të maqedhonisë iliro-shqiptare, etj. janë të shkepur në të gjitha shtetet e Botës. Ne, njihemi si arnautë, arvanitas, arban, arbër, arbëreshë, e shqiptarë. Nuk këndellemi e nuk vetëdijësohemi për të shkundur njëherë e përgjithonë mjegullën e dendur të përgjumjes vdekjeprurëse nga të gjithë armiqtë e tmerrshëm kundër nesh, në të gjitha anët, dhe t`a kuptojmë se kjo “lojë” e zgjatur kaq shumë, dm.th. mija e mija vite me radhë, ka për qëllim që t`a shkatërrojë kombin tonë. Nuk na lënë që të vërejmë, kthjellët e me sy, se cilët janë bartësit më dinakë të kryedemonit; cilët janë shkatërruesit e copëtuesit të atdheut tonë shpirtëror; cilët janë gënjeshtarët më dinakë të së vërtetave tona; cilët janë gjakpirrësat më të pamëshirë, që të zhvatin qenien tonë më të shenjtë, e të madhe, të tokave të shkapërderdhura, anë e mbanë, e armiqve të zgjuar peshë, që të na gllabërisin!…

Sa të duash e dhembëshme është kjo!…

Kosova është shqiptare, zemra e Mbretërisë së Dardanisë.

Përplasemi vazhdimisht, e jemi bërë pjesë e këtyre lojërave të mëdha, me fatin tonë si komb, qoftë kjo nëpër të ashtuquajturën “Turqi”; nëpër të ashtuquajturën “Greqi”; nëpër ate që e ka gllabëruar armiku ynë, bullgaro-makedonët, e quhet “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”; Republika e Shqipërisë, të ngrehur kundër vetes nga bijtë e bijat e mashtruar, në drejtimin sllavo-greko-turk; Republika e vogël e Kosovës, si një minë e madhe e vendosur dhe e lënë që të kërcasë kurdoherë dhe atëherë kur i nevojtet kjo gjë serbëve, sepse në radhë të parë na fshikëllon fuqishëm në vesh “KOSOVO”.

Ky sorollop sikur ka harruar çfarë ka zgallafitur parambrëmë në stoma-kun e vet Dardaninë, deri në NISH. Prandaj, kur duan të ngrehin mure nëpër Mitrovicë, kanë mundësi që t`a bëjnë; e të mos flasim për Sanxhakun e Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe vise të tjera, të qena shqiptare, por tani, një pjesë e shpopullar

Duhet që t`a kuptojmë e të shohim se cilat janë lojërat e pandershme me qenien tonë të dhimbshme; me fatcubin tonë të mjerë; me pafatësinë e madhe; me pjellën tonë të dhimbshme; me qenien tonë të kotë; të cilën na e vjedhin pikësëpari fetë e ndryshme, dhe kombi që po na shkatërrohet nëpër duart tona. Po na e vjedhin dritën e madhe, kuq si gjaku, si Dielli- Zot i Madh për ne, sepse këtë e dimë që prej fillimit.

Yllirët, të shkëlqyeshëm e të durueshëm, me errësirën e errët të mes-natës, po shkatërrohen nga armiqtë tanë të shumtë: turqëve; grekëve, rusëve; bullgarëve; bullgaro-makedonëve; serbëve; malazezëve; pjesë-risht nga Evropa dhe EU.

Ata na e vjedhin KOMBIN dhe gjë “kryesore” e lënë BESIMIN

Muri serb, në Mitrovicë, i ndërtuar pa i pyetur shqiptarët e politikajt e Kosovës.

Por ne e shpjegojmë me pak fjalë një çështje të madhe, çka është feja, që vjen me luftë në Siri, në Alepo, me figurën e pashëmbëllt e të përvajshme: O ZOT, KU JE!…

Ku është Zoti, e kërkojmë përgjithmonë, por Zoti i Madh nuk na paraqitet, vetëm ata të cilët flasin në emër të tij. Njerëzit flasin, jo qeniet e tjera. Është NJERIU ai që e ka imagjinuar ekzistencen e tij, jashtë kësaj bote, me imagjinatë; e ka ngritur MITIN për te, në të gjitha gjuhët që i krijuar NJERIU.

Fjala e parë e librave të shenjta, sido që quhen ato, është e para fjala, pra siç na thotë Bibla: „E para është fjala“; pastaj vie çështja primare, të lexosh e të mësosh, dhe nga Kur`ani: „lexo e mëso“. E para është fjala, që megjithate shkruhet, e pastaj vie që të lexojmë e të mësojmë. Nuk thuhet se e para është që të mendosh, e pastaj vjen fjala. Nuk e dimë se pa menduar cila është fjala më e zgjedhur.

Kur flet, duhet të thuash të vërtetën. Poqese flet dhe e thua të vërtetën, aq sa të lejohet, je i njësuar me të vërtetën, flet me text e me përvojë. Teorija vjen nga përvoja; pa përvojë, te njeriu, asgjë nuk ka.

Atë tekst që të lësh pas vetes, duhet t`a mësosh mirë e të rikujtohesh. Natyrisht, duhet shkoqitur, e prap duhet shkoqitur. Mëso e dij dhe shkruaj, nga përvoja jote, e nga përvoja e të tjerëve, para teje – kjo është thënia ime dhe e mendimtarëve më të dijshëm, sepse këto premisa janë pleçnuar nga ata që kanë pasur mundësi të dijnë e të shkruajnë, dhe e kanë pasur një përvojë shumë më të mirë. Nga të parët tanë mësojmë, e kjo ka kuptim nëse lexohet, rilexohet dhe kuptohet, që të ipet më tutje. Pra, dija e pjell dijen; ndërsa mosdija e pjell mosdijen

Më së pari duhet mësuar: kush kemi qenë, kush jemi e cilët do të jemi; pra e dimë si ka qenë, si jemi e si do të bëjmë; dhe duhet të jemi të gatshëm prap të mësojmë për të shkruar këtë; sepse pa shkrim nuk do të dimë pasnesër ku kemi qenë padje, e cilat janë premisat tona të ardhshme… SHKRIMI I PARË KA QENË SHKRIMI SHQIP, ME TË CILËN KA FOLUR I PARË JONË, YLLI-FRIGË APO BRIG, I MBYLLUR NGA MBRETI I EGJIPTIT; shkrimin tonë të shenjtë, na e kanë ndaluar në vazhdimësi të gjithë ata që janë kundër vullnetit të ZOTIT, kundër të së VËRTETËS; që guxojnë të bëjnë ndonjë gjë kundër DIJES, pra, na e ndalojnë DIJEN dhe ecim me MOSDIJEN, NË MOSDIJE, duke qëndruar përherë në „në fillim“.

Kush na pengon që të dimë, është kundër të së drejtës; është kundër të vërtetës; është kundër Zotit të Madh; është kundër vetëdijes; kundër zhvillimit të popujve!…

 

Yll e Hënë, të vjetra shumë, të zbuluara rastësisht në Tetovë, simbole të të gjithë yllirianëve.

Të tillët, i marrin 7`000.000 arnautë të Turqisë dhe nuk i lënë të mësojnë gjuhën shqipe, por turqishten dhe fenë islame me dhunë i mësojnë edhe nëpër medrese; të tillët, i marrin 4`200.000 arvanitas të Greqisë e nuk i lënë të dijnë kush kanë qenë e çfarë gjuhe kanë folur, por ua „ngjallin“ mbi kurriz se paska „racë heleniste“, që nuk t`a kapë mendja se ajo nuk ekziston, dhe i futin të mësojnë „gjuhën e tyre greke“, që është gjuhë artificiale dhe teknike; që të tjerët, madje nga vendi „i lirë“ qe 100 e sa vjet, Shqipëria, të ngrehin për hunde me prefiksa e sufiksa të fjalëve „greke“, sepse, siç thonë, “ajo është e para“, ndonëse këto janë gënjeshtra të mëdha të armiqve tanë e grekofilë. E njëjta gjë vjen për „Vorio-epirin“. Ndërsa vllahët janë “vllaznit” tanë. Ata janë shtresë sociale e malësore dhe jo etni. Dihet, gjuha shqipe ka qenë e para, përpara sanskritishtes, greqishtes, latini-shtes, arabishtes, sllavishtes e turqishtes, sepse disa, nuk shkruhen. Maqedonia, nuk eksiston si ka qenë më parë, por ka disa veta që e dijnë se çfarë ka ndodhur me “maqedhoninë”.

Më të famshmit ndër ta, pos epirotëve, kanë qenë dikur dard(h)anët. Sot, mezi „e ka njxerrë“ një grimcë të vogël, gjysmë-analfabete e proserbe, me emrin „Kosovo“. Këngë e dhimbshme është bërë me bijtë e Zotit të Madh, sado që serbët bërtasin “ne, jemi bijtë e Zotit”!… Serbët ngriten në pikë të këmbëve; ndërtojnë një MURMitrovicë, derisa flejmë në gjumë, pa “guxuar” t`ua hedhin turinjëve, atë mur! Nuk mundohemi që të dijmë të vërtetën tonë, sepse jemi armull, në ëndërr-me sy qelë!…

Nocionin e kombit, e etnisë, e dimë dhe e kemi ruajtur, që prej fillimit, disa veta, të numëruar me gjishta, deri më sot. As anglishtja, as rusishtja; e as frengjishtja, me nocionin e tyre „nation“, nuk e thonë as për së afërmi çka nënkupton „KOMBI“. Me flamurin, kuq e zi, vrapojmë të gjithë shqiptarët, andej e këndej, duke e çmuar gjakun shenjtë, të cilin e kanë derdhur ndër shekuj me radhë, e shqipen e kemi si totem, megjithëse nuk e dimë se është prej nesh, që në Azinë e Vogël, apo Turqinë e sotme, në të gjithë botën e gjërë, dhe këto gjëra na duken “të largëta” për pjesën më të madhe të popullit tonë, pasi këtë nuk na e thotë “bota”. Vetëm çka thotë bota, e marrim “për të vërtetë”. Shtresat e gjëra të popullit nuk janë “të ngritura”, pra janë të padijshëm. Dihet se kush janë ata që na kanë lënë kështu, ndër mileniume dhe shekuj. Jemi “zgjuar” shumë vonë apo “nuk na vjen në mendje” dhe jemi të vonuar. As mjetet nuk i kemi në duart tona. Shkurt, paratë kanë shkuar dikund tjetër, te ata që janë më të zhvilluar se ne, sepse ne nuk ua dimë vlerën parave, dhe kemi mbetur aty ku nuk duhet të ishim, ndodhemi përherë “në fillim”

Pak më mirë, për t`a shpjeguar, po e marrin një thënie të vetme nga FB, Ardiano Xhafaj, i cili thotë: Kombi dhe etnia është një bashkësi njerëzish, me numër të ndryshëm, në një territor gjeografik të pa shkëputur, në bashkëjetesë shumëshekullore, që flasin të njëjtën gjuhë, që kanë të njëjtën ndërgjegje-të njëjtin gjak, ndarës të së njëjtit fat, një shpirt dhe solidaritet të përbashkët natyral e sakrifice, në përkrahje të njëri – tjetrit, si dhe rrënjë, zakone, tradita dhe kulturë, përafërsisht të njëjta’’.[1]

Flamuri i kombit shqiptar, flamuri i Kosovës, me flamujt e Greqisë, Turqisë dhe Serbisë.

Ky është kombi shqiptar, e tërësisht duhet të jetë. Kemi vuajtur mija vite me radhë e jemi “ndodhur” vetëm në një shtet të vogël, kërthizë e botës, pa e ditur se jemi bërë kundër çdo gjëje të vetes sonë, Shqipërisë, që deputetja shqiptare, këlthet në Kuvend me referat, se “mëvetësia e vendit është në pikëpyetje”, dhe “duhet një pakt i ri kombëtar”, ndësa që prej fillimit e kam pasur këtë çështje të madhe në shqyrtime, njëren pas tjetrës, tërë jetën, të zgjidhjes së çështjes mbarëshqiptare kombëtare, duke e ditur pikë se pari se jemi bërë një popullatë e madhë e të mbledhur si kombi i veçantë, të shkapërdedhur nëpër 5 shtete hileqare, të ngritura mbi ne, rreth e rrotull.

Nuk do mend se kjo temë e rrahur disa dhjetvjeçarë, e dhënë edhe si një manuskript për një libër 500 faqe A4, Akad. Prof. Dr. Bedri Dedjës,[2] të publikuara pjesërisht nga unë, e të përmbledhur prej vitit 1989-1999, e cila i është plaçkitur atij nga persona të SHIK-ut të Shqipërisë, duke qenë përherë afër z. Ramiz Alia, dhe të dëguara direkt e në dorë të Sllabodan Millosheviqit. Thuhet se Ramiz Alia ka qenë agjent i UDB-së, sa ishte në Kosovë, si “Komesar i Lartë” i aradhave partizane të Shqipërisë, gjatë LDB-së. Librat që u shkruan për “luftëtar të Frontit Nacional Kombëtar”, i nxjerrin të lidhur me Ramiz Alinë,[3] e disa të cekur edhe nga unë, të lidhur me mua, e jo me Ramiz Alinë, si p.sh. Zenel Sadikaj, në veprën politike e publicistike, të dorëzuar në Bibliotekën Kombëtare të Zvicrës, në Bern,[4] por gazetaria e sotme i la të organizuar në anë të kundërt, të hequr përgjithmonë nga lidhjet e tyre që i kishin me mua, siç e dija unë, e mua më lanë të pashënuar, të shlyer me çdo kusht, pa ekzistuar fare në atë kohë…

Nuk ka gjë, thashë me vete. E vërteta nuk do veshë të shurdhër. Ajo, do të gjëjë vend ku të rrijë dhe do të dalë një ditë, ose do të çmendemi tërësisht. Mjafton t`ua përmend disa tema, sepse është e kotë t`i heshtë këto punime të mia: “Mbi lëvizjen përparimtare shqiptare dhe çlirimin kombëtar”, “Qëndresa”, Zvicër, Mars 1991, të botuar me pseudonimin Flamur Kuqi”; “Shpëtimi dhe bashkimi kombëtar, detyre dhe nevojë urgjente”, “Qëndresa”, Zvicër, Mars 1992; “çlirimi dhe bashkimi i kombit-imperativi më i lartë për të gjithë shqiptarët”, “Qëndresa”, Shtator-Tetor 1993; „Si mund të lëvizë përpara çështja jonë kombëtare“, Qëndresa, Zvicër, Gusht 1995; “Mobilizimi mbarëshqiptar dhe çështja jonë kombëtare”, botuar paralelisht, në vazhdime: në “Emigranti shqiptar”, Tiranë, nr. 4, janar 1999; nr. 6, Shkurt 1999; nr. 8, Shkurt 1999; nr. 10, Mars 1999; si dhe “çlirimi”, organ i LKçK, nr. 59, 10 janar 1999; Nr. 60, 25 shkurt 1999; Nr. 61, 10 mars 1999, etj.[5]

Programin e vërtetë kombëtar, gjenezën e tij, fillimet e tij, i kemi prej rilindasve. Nuk i kemi kuptuar drejtë, apo tërësisht drejtë, dhe “nuk janë thënë të gjitha”, për të shtuar edhe diçka…

Pra, do ta shifni se nuk është vetëm çështja e mëvetësisë së Shqipërisë, por ka qenë dhe është aktualisht në rrezik çështja kombit shqiptar, në gjitha trevat autoktone të tij ku jetonte e jeton ai pashmangshmërisht, nëpër vuajtje të mëdha gjatë mileniumeve.

Jo vetëm Shqipëria është në rrezik, por e tërë shtrirja e tij etnike, nëpër të gjitha ato minishtete të rijuara nga tokat shqiptaro-ilire, deri mbi Danub, e përtej, edhe nëpër Turqi e deri në kufi të Iranit, por edhe me tokat tona autotoktone, nëpër Gadishullin Ilirik, të quajtur “Ballkan”. Ato shete as që dijnë diçka për shqiptarët; nuk kanë se për çka të lodhen për shqiptarët, madje as nëpër Shqipëri, të cilët shetisin lirisht dhe e bëjnë të veten, cap-carrak, brenda natës, të orientuar nga Lindja.

Dhe, vie nga Evropa, nga Gjermania, që të na “bashkojë” me Serbinë, përmes të së ashtuquajturës “Qendrës e Përbashkët për Marrëdheniet Shqipëri-Serbi”,[6] të shkruar nga Albert Rakipi, për DW (Deutsche Wele), ku fjalët kryesore i kanë serbët prej Beogradit, pedagog në fushën e Tregtisë Ndërkombëtare në fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Beogradit, Dr. Predrag Bjelić dhe ish-diplomatja e lartë serbe, z. Jelica Miniç, nga Forumi për Maradhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Europiane për Serbinë, në rang shoqatash e organizatave të biznesit, të pritur mirë nga Drejtoria e Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, AIIS, dhe shoqata BiznesAlbania, në rang të fushës që operohet, ani pse shumë individë, shoqata apo njerëz të mëdhenj në të gjitha tokat tona, ngrehen kudër produkteve të marruna prej Serbisë, direkt prej tregëtarëve të shumtë e të përgjithshëm të trojeve shqipfolëse.

Por, nuk po merremi me këto, mirëpo po i kthehemi edhe njëherë shkrimeve tona: nuk do mend të themi se prej vitit 1989 e këtëj kemi pasur një iniciativë të përkryer kombëtare gjithshqiptare; kemi pasë një program të veçantë kombëtar gjithëshqiptarë; kemi njerrur një revistë të quajtur “gjithëshqiptare”, “Qëndresa”; i kemi shpërdarë në të gjitha pikat e shitjes, në Gjermani, në Austri, në Zvicër; në Francë, në librarinë që kishte revista e libra shqipe; në trojet shqiptare-jashtë Shqipërisë ilegalisht, dhe në Shqipëri kemi bërë prova që t`a regjistrojnë, pa e ditur se aty do të ngritej një puç, dhe i kemi nxjerrur disa numra, së bashku me Tiranën.

Të gjithë intelektualët e mëdhenj, në politikë e në forume, të cilët, preferoheshin e preferohen; mbështeteshim e mbësheten prej strukturave të përgjithshme shqipfolëse apo të atyre shqiptare e të Shqipërisë, i thonë qëndrimet tona pa emrin tonë; pa thekse të veçanta e të aplikimit të vërtetë të tyre, të bastarduara me politikën gjithëpërfshirëse të shpërfilljes së shqiptarëve, pa akcentet tona, pa sentencat tona, në planin global dhe praktik, duke i përfshirë “zgjidhjet lokale”, jo gjithëshqiptare.

Ata janë “personalitete” të veçanta të frymimit shqip, prej kryetarëve deri te pikat më të vogla në të gjitha trojet shqiptare e shtetërore, të cilët i kanë pasur nëpër duar, apo që janë nën influencën direkte të njësive e agjeturave shtetërore apo makroshtetërore, të cilat i mbajë tokat tona nën vete; kanë edhe emër e mbiemër. Të gjithë ata që janë të mbledhur aty nuk kanë lejuar askund të përmendet emri i jonë; as iniciativat tona, madje as Komisioni Organizativ i Komitetit Kombëtar Mbarëshqiptar të Bashkimit, që e kam udhëhequr vetë. As që mirret nëpër gojë një letër mjaft domethënëse që ia kam drejtuar Qeverisë së Zvicrës, në Bundeshaus West, me 1996, dhe nuk përmendet as letra ime e dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Zvirës, z. Flavio Cotti, i cili i përgjigjet letrës sime, prej Bernit, me datën 21 nëntor 1996, atë kohë kur kthehet rruga mbarë për zgjidhjen e çështjes delikate të Kosovës, të cilën e botova në libër[7]. Letrat e tjera, nuk po i zë në gojë, as të gjitha “iniciativat”, sepse ato kthehen në vijën e tyre “të pajtimit kombëtar” dhe jo “të bashkimit kombëtar”, madje “për zgjidhjet lokale” e jo gjithëkombëtare, në nivelin e sistemit, jo të çështjeve…

Mesila Doda, duke folur në Kuvendin e Shqipërisë.

Ka rëndësi plotësisht referati i Mesila Dodës,[8]Kuvendin e Shqipërisë, e cila i lidhë me mëvetësinë e Shqipërisë, për Bashkimin Kombëtar, e ky farë bashkimi na del me rëndësinë e dorës aktuale të politikave globale ekonomike, sado që e thekson edhe Çamërinë, Maqedoninë, Mal të Zi, shtetin e Kosovës dhe Diasporën. Në këtë aspekt tenton që të bëhet reforma në drejtësi pa kushte, duke e prishur aleancën e krimit me politikën, i cili bëhet nëpër kriminalizimin e tmershëm në të gjitha trevat shqiptare dhe shqipfolëse; bëhet papushim retorika antishqiptare; korrupsioni i fëlliqur qeveritar dhe i krimit; propaganda dhe veprimet fluide me armiqtë e vjetër; madje, kufiri i shtrirjes së sllavo-ruso-grekëve troket legalisht në derën tonë.

Siç thotë Mesila Doda, që shënohet edhe prej Shpëtim Idrizit, në mediat tona: “<Na akuzojnë për Shqipërinë e Madhe dhe kërkojnë Himarën. Na akuzojnë për Shqipërinë e Madhe dhe ngrejnë Murin në Mitrovicë Jo, nuk ka si të heshtësh>. Sipas Mesila Dodës, pavarësia e Shqipërisë është vënë sërish në rrezik. Integrimi i munguar i vendit, ndryshimet e raporteve gjeopolitike në rajon, reformat e dështuara, kriminalizimi i jetës politike dhe i shoqërisë, korrupsioni e vendosin mëvetësinë në rrezik, ndërsa shqiptaria është drejt shpërbërjes. Ajo bën thirrje për një Marrëveshje të re Kombëtare”. E thotë se arsimi i unifikuar është i nevojshëm kudo, ku ka shqiptarë në rajon, në Evropë e gjetiu; po e shtojmë ne, edhe nëpër Botë; në Turqi, Bullgari, Greqi, Ukrainë, etj. madje edhe vetë në SHBA-në, sepse, në botë ka shumë shqiptarë. Ne i kemi regjistruar 20`000`000 shqipfolës, por janë shumë më tepër. “Më lehtë është të mirresh vesh në shqip, se sa në greqisht dhe rusisht”,[9] thotë ajo në fund të referatit të saj, ndërsa ne po e vazhdojmë se është poashtu e rëndë të flasësh serbisht, bullgaro-mekedonisht, e turqisht, sepse janë ata, të cilët, shekuj me radhë na kanë robëruar e shkelur, me tërë makinerinë e tyre të pamatur. Greqia është dyta, Rusia është e treta, ndërsa Turqia është e para, me të gjitha mjetet…

Mesila Doda e meriton një mbështetje të fortë, sepse është tepër e veçantë. Por ajo troket vetëm nëpër derën e Evropës. Po e ndërprejmë këtu, sepse duhet ta dijmë se si është krijuar Evropa e Bashkuar. Kur troket ajo në derën e Evropës, duhet të dijë si është krijuar Evropa. Iniciativa të kthehet në fillim: kur është bashkuar Gjermania.

Gjermania është bashkuar nga populli i saj, nga vullneti i popullit gjerman, ndërsa Evropa e Bashkuar është bashkuar nga vullneti i sheteteve dhe e qeverive të saj.

 

Edhe një grafikë të Evropës së Bashkuar, marrë nga Mili Butka.

Pra, Evropa është bashkim i shteteve që sundojnë nëpër gjithë territorin e saj, të mëdhenjëve, jo i popujve. EU e vendosë çka dëshirojnë shtresat qeverisëse të këtyre njësive, kur nuk është në kundërshtim të më të mëdhenjëve të Evropës. Kështu është më tepër një bashkujdi apo një bashkëbisedim me kundërshtarët tanë, sesa me ne; ia jep dorën më parë Serbisë, sesa kombit shqiptar, si pjesë e gjërë e popullit të vuajtur; ajo i përkrahë parezervë kundështrarët tanë dhe është kundër kërkesave tona; është pak a shumë një dinasti e dinastive më të vogla, deri te populli shqiptar

Kjo është hierarkia e krijimit të Evropës. Më të mëdhenjtë e Evropës, në gjenezë, para se të bashkohen, i kanë mbledhur të mëdhenjtë e shteteve perëndimore; pastaj hierarkitë e sheteve që e kanë pranuar dhe janë futur në EU; dhe të tjerat më vonë. E kanë thithur këtë shtresë të lartë, që është treguar e denjë të marrë si pjesë e saj e pandashme, pra në këtë “bashkim shtetesh”. Prandaj, EU i morri këto kërkesa të tyre, e një përqindje të madhe janë aprovuar, ndërsa një pjesë e tyre është marrë parasysh. Në këtë “bashkim të shteteve” kanë hyrë armiqtë tanë dhe gjysëm-armiqtë tanë. Dihet cilët janë ata. Kundërshtarët veprojnë kundër nesh, në vijë të kundërshtarëve tanë më të vjetër. Evropa është munduar para sa vitesh të thyej Amerikën, në udhëheqjen e Aragonit, që të përmbushë lajmërimin e Biblës, “Orbis Onum”, rregullimin e botës, në bazë të principit të gjarpërit. Athua kush e la Rusinë, të bëjë atë dhembje të paparë në Siri, në Alepo, ku mija gra e fëmijë qajnë gjysmë të shkatërruar…

Skena tejet dramatike në Alepo të Sirisë, nga sulmi i Rusisë dhe “3 Tetori”, në Berlin, dita e bashkimit të Gjermanisë.

Nuk e kemi një “luftë frontale”, por e kemi detyrimisht të paraqesim kërkesat tona te armiqtë tanë, te miqtë apo gjysëm-miqtë tanë, në mënyrë intenzive; pa luftë; me qetësi; me plot fakte; të thëna urtë e sistematikisht. Në përgjithësi, duhet të mbrojmë e të konfrontojmë, deri sa të kuptojnë pikat e vendosjes dhe të vendosin për ne. Më parë, duhet të mbrojmë të drejtat tona legjitime; të pa shmangëshme e të kundërshtojmë ato të cilat i kanë hedhur përpara armiqtë tanë të rrezikshëm; bij të bijve të armiqve tanë; në përputhje të shpërpjesëtimit të kombit tonë, pra kombit shqiptar

Deri këtu ka shkuar përpjestimi, shpërfillja, ndarja, zvogëlimi. Tani duhet të ndalemi e të mendojmë; të ecim në krahun tjetër: të mbledhemi ngadalë, pikë për pikë.

Më së pari duhet të mësojmë si të mbledhet, e jo të zvogëlojmë; në vend të minusit të bëjmë plusin; ku ka qenë keq, të bëjmë mirë, dhe vetëm më mirë; ku jemi ndarë dhe shpërndarë, të mblidhemi e të bashkohemi e të pajtohemi; ku jemi kthyer ne kundër vetvetes sonë, të kthehemi pro vetes sonë; ku kemi mbetur padrejtësisht të paditur, të vetëdijësohemi; ku kemi mbetur pa liri qytetare, të mësojmë që të bëhet prap me lirinë e vërtetë qytetare; ku ka sunduar padituria, të bëjmë çmos të sundojë dituria; ku nuk na njohin, të bëjmë çmos që të na njohin, me të vërtetë të na njohin, me vlerat tona; ku dalin në shesh veti të liga, të bëjmë çmos të ndryshohet ky nivel i ultë, etj…

Dhe, të jemi një komb i vërtetë i bashkuar, në bashkësinë e kombeve, me veti mjaft të mira. Aty ku mbretëron urrejtja për ne, të mbretërojnë veç toleranca, mirëkuptimi, dashuria, e të jemi komb me të vërtetë i respektuar…

Duhet të marrë fund shpërfillja e tërë kombit tonë, nëpër Botë e nëpër Evropë!…

E ne të jemi një shembull i mirë për kombet e tjera të këtij universi…

 

__________________________________

 

[ 1] Ardiano Xhafaj, „Nuk ka shkencorisht dy kombe shqiptare“, me datën 19.10.2016, http://www.facebook.com/Ardian Xhafaj.

[ 2] Shikone „Biografinë“ time, në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch .

[ 3] Shikoni librin e biografisë së Dr. Besim Muhadri, „Zenel Sadiku, vlerë njerëzore madhe kombëtare”, “Pjetër Bogdani”, Has, 2016.

[ 4] Shikoni librin tim, Brahim Avdyli, „Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli saj”, Brezi `81, Prishtinë 2011.

[ 5] Shikoni po deshët faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/qëndresa-dhe-artikujt/.

[ 6] Shikoni po deshët shkrimin e hedhur në FB, Albert Ragipi, i datës 15.12.2016, në Gazetën “Shqipëria Jonë”, në http://www.shqiperiajone.org/lajmi-kryesor-vendi/ja-pse-e-bashkon-gjermania-shqip%C3%ABrin%C3%AB-me-serbin%C3%AB/ .

[ 7] Shikoni veprën time, ”Mërgata shqiptare e Zvicës dhe roli i saj”, faqe 195, letra origjinale e z. Flavo Cottit.

[ 8] Shikoni theksimet e Mesila Dodës, në Kuvendin e Shqipërisë, të cilën e nxorra edhe unë në FB, Sh. Idrizi „Mëvetësia e vendit në pikëpyetje. Duhet një Pakt i ri Kombëtar“, me 15.12.2016, në Gazetën 27, Shqipëri, http://27.al/mesila-doda-mevetesia-e-vendit-ne-pikepyetje-duhet-nje-pakt-i-ri-kombetar/ .

[ 9] Po aty, në fund.