Mund të duket e pazakontë, por nuk janë të paktë emrat e famshëm që nuk lodhen duke ngrenë çdo ditë të njëjtin ushqim.
Puff Daddy çdo ushqim e shoqëron me pure molle.
Jennifer Garner nuk e percepton dot ta nisë ditën pa gjethe menteje.
Për Kylie Jenner, kryefjala e ushqimit të përditshëm janë karkalecat me tacos e qepë.
E kësaj linje është edhe Marta Stewart, e konsideruar një këshilltare e vërtetë shpirtërore kur vjen fjala tek mënyra e të ushqyerit apo recetat e larmishme që e bënë të famshme dhe të pasur. “Në shtëpinë time, nuk ka mëngjes pa lëng jeshil. Është sikur të marrësh fuqinë e ditës shpjegon ajo ndërsa nuk ngurron ta ndajë recetën më të tjerët: hidhni në shtrydhëse spinaq, selino, majdanoz e ndonjë copë frutë, dardhë, mango ose papaja. Rezultati është një lëng i ushqyeshëm e njëkohësisht i shijshëm”.
Me këshillën e dermatologut të saj, Victoria Beckham i ka shtuar dietës së përditshme peshkun.“Kam pasur shumë probleme me lëkurën, -tregon 43-vjeçarja-, por mjeku më këshilloi të ha salmon çdo ditë”. Kurdo që të jetë, në mëngjes, drekë apo darkë, efektin e bën sipas Victorias që nuk heq më dorë prej tij.