Ballina Aktualitet Shqipëria e 75-ta në botë për Lirinë e Shtypit për vitin 2018

Shqipëria e 75-ta në botë për Lirinë e Shtypit për vitin 2018

Shqipëria renditet e 75-ta në botë për Lirinë e Shtypit në vitin 2018, me një përmirësim të ndjeshëm me një shkallë nga viti i shkuar. Sipas raportit, asnjë gazetar nuk ka humbur jetën gjatë këtij viti, si dhe nuk shënohet asnjë humbje jete të një asistenti apo pjesë e industrisë së medias në 2018 në krye të detyrës.

Indeksi më tej tregon se, një raport i përbashkët që RSF dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), të publikuara në mars 2018, gjetën shumë probleme me mediat e Shqipërisë. “Standardet rregullatore manipulohen në interesat e qeverisë dhe pronësia e mediave elektronike përqendrohet në duart e disa biznesmenëve të mëdhenj. Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetëcensura është e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.”- thuhet në këtë publikim.

Indeksi gjithashtu citon se “ata që vazhdojnë të punojnë si gazetarë janë të ekspozuar ndaj klimës së fyerjeve, disa prej të cilëve vijnë nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka quajtur gazetarët “plehra”, “helme” dhe “armiq publikë”.

Në rajon situata duke e tillë: Maqedonia renditet e 109-a, Kosova e 78-a, Mali i Zi e 108-a, Serbia e 76-a, ndërsa kryeson listën me renditje më të mirë, Bosnjë dhe Hercegovina e 62-a në botë dhe e para në rajon.

Në rang botëror, kryesojnë me lirinë më të madhe të shtypit Norvegjia, Suedia dhe Holanda. Të fundit në listë janë Siria, Turkmenistani, Eritreja dhe Koreja e Veriut.

Organizata Reporterët pa Kufij çdo vit, prej vitit 2002, publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë në 180 vende, përfshirë nivelin e pluralizmit, pavarësinë e mediave dhe respektin për sigurinë dhe lirinë e gazetarëve.