Ballina Kulturë QENI I ÇARTUN

QENI I ÇARTUN

Nga Hamit ALIAJ – Mjeshtër i Madh

Vrite qenin e çartun, Imzot
Se edhe qiellin po e msyn
E ka me na i hanger zotat !

Për qiell e për dhe !

Po s’le kanuni qenin me e vra,
Shoqata e qenve, nuk le !

E qeni i çartun msyni udhëtarin e parë,
Udhëtari i parë kafshoi udhëtarin e dytë,
I dyti të tretin, i treti …
Në mbrëmje gjithë katundi u çart e lehte si qen,
I u turr deleve çartani i zi,
E delet e terbuara lehnin si qen,
Lehnin krojet ku pinë ujë të çartunit,
Lehte dhia e Paria,huta e lahuta,
Të nesermen ranë shkabat mbi gjahun e tyre,
Këlyshë të vegjël,lepuj,qingja e gjithçka gjetën
Po krejt ishin të trenta,të çartuna,nis e sos,
Shkonin qiellit me to, e qielli lehte,
Leh qielli, Imzot !…

Atë e ditë e sot !

Tiranë, prill 2018