Ballina Kulinari Receta e ditës/ Ravioli me spinaq dhe salcë salmoni

Receta e ditës/ Ravioli me spinaq dhe salcë salmoni

Përbërësit:

1 pako ravioli të freskëta të mbushura me spinaq dhe gjizë
300 gr salmon
2 lugë vaj ulliri
1 kokërr hudhër
pak verë e bardhë
kripë, piper
mente për dekorim

Përgatitja:

Në një tigan të thellë hedhim vajin me hudhrën. E gatuajmë këtë të fundit deri sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë, dhe shtojmë salmonin e prerë në copa të vogla.

I përziejmë për dy minuta dhe më pas i shuajmë me verë të bardhë, si edhe me kripë dhe piper. E heqim nga zjarri dhe e kalojmë në mikser duke krijuar një masë homogjene.

E lëmë salcën mënjanë dhe gatuajmë raviolit duke i hedhur në ujë të vluar përreth pesë minuta. I ziejmë, më pas i kullojmë dhe i përziejmë me salcën e përfituar më sipër.

Kur e shërbejmë në tryezë, për dekor përdorim gjethe menteje.