Ballina Art Fotot më mahnitëse të ndërtesave më të larta në botë

Fotot më mahnitëse të ndërtesave më të larta në botë

Top View Of Dubai Cityscape Wide Desktop Background

Fotografët profesionistë dhe ata amatorë tashmë nuk e kanë të vështirë të realizojnë fotografi të mahnitshme të qyteteve dhe në përgjithësi peizazheve urbane. Këtë gjë ua mundësojnë rrokaqiejt, të cilëve inxhinierët po ua lëvizin shkallën e lartësisë çdo vit, dhe tashmë kanë arritur afër 1.000 metra lartësi.

Nga majat e këtyre ndërtesave, duke filluar nga Burj Khalifa e deri në Tokyo Sky Tree, tashmë janë realizuar fotografitë më mahnitëse – disa prej të cilave po ua prezantojmë në vijim. Ndërkaq, për të gjithë entuziastët e fotografisë po ua prezantojmë edhe lartësinë e ndërtesave prej nga janë realizuar ato:

Burj Khalifa në vitin 2010 është shpallur ndërtesa më e lartë në botë. Ajo është e lartë 830 metra. Taipei 101 në Taipei të Tajvanit është e lartë 509 metra; Qendra Financiare Botërore në Shanghai është e lartë 492 metra; ICC Tower në Hong Kong ka 118 kate dhe është e lartë 484 metra; Petronas Twin Towers në Kuala Lumpur të Malajzisë është e lartë 451 metra;  Zifeng Tower në Nanjing të Kinës është e lartë 450 metra; ndërtesa Kingkey 100 (e njohur ndryshe si KK 100) në Shenzen të Kinës është e lartë 442 metra dhe ka 100 kate.

        

Dubai

 

 Shangai

Taipei

Kuala Lampur

 

 

 Nanjing, Kinë

Shenzen, Kinë