Ballina Aktualitet Ja cilat janë vendet më miqësore në botë për të jetuar emigrantët

Ja cilat janë vendet më miqësore në botë për të jetuar emigrantët

A keni jetuar ndonjëherë jashtë shtetit? Të jesh një emigrant në një vend të huaj mund të jetë sfiduese – ju mund të ndiheni i izoluar dhe vetëm, dhe ndonjëherë miqtë tuaj të vetëm janë njerëzit nga vendlindja juaj. Mund të jetë e vështirë për të mësuar gjuhën vendase dhe për t’u integruar.

Por disa vende janë më mikpritëse se të tjerat, duke i bërë mundësitë për të ndërtuar një jetë të re më të realizueshme.

Në vitin 2018, një sondazh nga InterNations, rrjeti më i madh global për informacionin për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendlindjes së tyre, analizoi të dhënat dhe komentet nga rreth 13 mijë emigrantë nga 188 vende e territore, për të zbuluar se cilat janë vendet më miqësore në botë për të jetuar.

Ku mendoni se renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Këtë vit, sipas sondazhit, SHBA renditen në vendin e 36-të, gjë që do të thotë se janë më pak mikpritëse se vende si Uganda (16°), Rumania (19°), Indonezia (21°), Izraeli (24°) dhe Kazakistani (28°). Në vitin 2016, SHBA renditeshin në vendin e 19, gjë që do të thotë se janë bërë më pak miqësore.

Edhe pse 3 në 5 emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i përshkruanin vendasit mikpritës (59%) dhe miqësorë (64%), më shumë se një e treta (35%) e kanë të vështirë të zënë miq lokalë. Vetëm një e pesta (20%) thonë se miqtë e tyre janë kryesisht banorë vendas.
Një emigrant ukrainas, i cili jeton në SHBA, tha për InterNations: “Në pamje të parë njerëzit janë miqësorë, por në të vërtetë, atyre as që u bëhet vonë”. Sipas gjetjeve, 17% e emigrantëve në SHBA thonë se ata nuk ndihen si në shtëpi, kurse 9% e vënë në dyshim nëse do të ndihen ndonjëherë të tillë.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar renditet shumë më poshtë se SHBA, në vendin e 56-të. Emigrantët thonë se anglezët janë të ftohtë (42%) dhe të rezervuar (58%) duke e bërë më të vështirë të bësh miq. Një emigrant portugez në Britaninë e Madhe tha: “Kohët e fundit kam kuptuar se të huajt nuk janë dhe aq të mirëpritur se sa e mendoja përpara referendumit” (i referohet vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Europian).

Sigurisht jo në top 10, por më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është Irlanda, në vendin e 30. Katër vjet më parë, Irlanda ishte në vendin e 23-të, ndërsa Mbretëria e Bashkuar në vendin e 19-të.
Një emigrant italian tha se e vlerësonte “mirëpritjen” e irlandezëve, ndërsa një emigrant suedez tha se irlandezët janë “persona të shoqërueshëm, miqësorë, të cilët dinë si të argëtohen”. Shtatë në dhjetë emigrantë thanë se ata ndiheshin si në shtëpi në Irlandë.

10 vendet më miqësore në botë:

10. Kanadaja

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 81%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 43%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 45%

9. Vietnami

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 83%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 56%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 16%

8. Kolumbia

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 87%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 62%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 33%

7. Omani

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 86%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 60%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 12%

6. Kosta Rika

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 87%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 78%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 48%

5. Bahrejni

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 86%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 55%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 11%

4. Kamboxhia

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 92%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 59%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 23%

3. Meksika

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 87%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 73%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 39%

2. Tajvani

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 86%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 61%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 30%

1. Portugalia

Qëndrimi miqësor ndaj të huajve: 94%
Lehtësia për të bërë miq lokal: 58%
Emigrantët ka gjasa të qëndrojnë përgjithmonë: 47%

Duke u ngjitur me nëntë pozicione që nga viti 2016, Portugalia renditet në krye, si vendi më miqësor për emigrantët. Një emigrant nga Australia tha: “Banorët vendas janë miqësorë dhe të vijnë gjithnjë në ndihmë”, ndërsa një emigrant nga Holanda tha: “Njerëzit kujdesen për njëri tjetrin këtu”. Thuajse 4 në 5 emigrantë (79%) i përshkruajnë portugezët miqësorë.

Cili është vendi më pak miqësor për të jetuar? Përgjigjja është Kuvajti. Një indian tha për InterNations: “Ka një qëndrim në rritje kundër emigrantëve nga banorët vendas”. Thuajse gjysma e emigrantëve që jetojnë në Kuvajt (46%) e vlerësojnë negativisht sjelljen e banorëve vendas përkundrejt të huajve.

Më poshtë harta e vendeve më miqësore në botë:

http://mb.cision.com/Public/11208/2476635/9833aaf16686f56d.pdf

 

Burimi: FORBES