Ballina Histori VJEN N’DASËM T’KOSOVËS, AGIM RAMADANI…

VJEN N’DASËM T’KOSOVËS, AGIM RAMADANI…

Nga Azgan Haklaj, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar

Në 19 vjetorin e rënies heroike në betejën homerike të Kosharës të poetit, dramaturgut strategut, luftëtarit spartan, Komandant “Katanës”, Agim Ramadanit po perifrazoj vargjet e tij lapidare:

” M’u shtershin sytë nëse pushoj

 Lirinë tënde tuj ëndrrue,

 Mallkuar qoftë gjaku im,

 Nëse më vrasin pa luftue”

Agim Ramadani ishte personifikim i qëndresës në Kosharen legjendare, simboli i shembjes së kufirit 100 vjeçar mes shqiptarëve.

Djaloshi i Karadakut solli në Koshare epokën e Idriz Seferit, të betejave për liri dhe pavarësi që populli i ka refren të shpirtit.

” Ka kris pushka si n’Karadak

 Gur e dru janë la në gjak”.

 Beteja e Koshares është betejë e përgjakshme, ku humbën jetën 114 deshmorë të Atdheut.

Më datë 11 prill 1999 ra Agimi për të paralajmëruar Agun e Lirisë. Ai ishte njeri prej hartuesve dhe zbatuesve të Operacionit “Shigjeta”.

I pari që shembi kufirin Shqipëri-Kosovë.

Sot nderohet e respektohet nga Kombi Shqiptar.

Napoleon Bonaparti thoshte: “Nderi më i madh në jetë eshtë plaga në shërbim të Atdheut”.

Shkrimtari Viktor Hygo ka lanë një postulat: “Dua të bëj një vepër në shërbim të Atdheut pastaj le të vdes”. Agim Ramadani e ka kaluar sentencën e Bonapartit. Ai dha jetën për çlirimin e Kosovës dhe mbeti simbol i shembjes së kufirit mes shqiptarëve.

Vepra e tij në shërbim të Atdheut është derdhur në bronx. Shtatorja e tij në Gjilan tregon se ai nuk vdes kurrë.

Sa herë shkoi në “Flakën e Janarit” e takoj dhe është si atëherë në luftë. Ka mbetur i ri, as nuk është thinjur, as nuk është mplakur. Balli fisnik ju ka rrudhur nga dhimbja për Preshevën dhe syrin shqiponjë e ka andej duke na thënë mos e harroni.

Ilir Shaqiri e ka gdhendur në këngë veprën e tij.

“Në male të Koshares kris një pushkë e vjetër,

Me lirinë moj loke djali po t’vjen n’Zhegër

Prapë në Dardani po bie tupani,

Vjen n’dasëm t’Kosovës, Agim Ramadani.”

Në foto: Azgan Haklaj te Shtatorja e Agim Ramadanit në Kosovë.