Ballina Kulturë MYZEQESË KU RROJ TASH DYZET VJET

MYZEQESË KU RROJ TASH DYZET VJET

       Nga Fran UKCAMA – poet

Shtrojet e fushave të buta e të ngrohta,
kodrat në anë që kokën mbështes në jastek,
Fierin ma mbështjellin Semani dhe Vjosa,
Gjanica i ngjitet supit si bystek..

Këtej ku ka kaluar dhe pellazg-ilirët dhe Roma,
perëndori erdhën u ngulën pësqind vjet,
po rrënjët e amës, Myzeqesë nuk ia shkoqën,
geni, si marina buis dhe kurrë nuk vdes..

Sirenat e detit luajnë e nuk lodhen,
diellin e Apollonisë në sy e shkrijnë krejt,
unë antikitetin po e ndjek kodër më kodër,
si një vit më duken dhe pse u mbushën dyzet..

Perlat në gjoksin sheshnor e të bollshëm,
pjellori si buallicat ekzotiket, që tamlin kanë melhem,
lyp në baulet e kohrave e nuk lodhem,
e mbetem nxënes, i përunjuni në jetë..

E di mirë rendin ku ma ke vënë kjo Zonjë,
kasolles me kashtë a pallatit modern,
Ti je Amazona e Ballkanit, Europës
I thua si mbahen etnitë në një vlerë..

Ti ke ngjyrat e një mozaiku tejgjigand,
vepër që Zoti e ngriti me zemër e hatër,
lulediallat e tua kanë hijeshi dha sharmë,
Kambët i lanë në det e pshtetsh në Mallakastër!