Nga Asllan BAJRAMI – Korrespondent i RTK në Tiranë
Në Shqipëri mendoj unë, por edhe në Kosovë, tarifa për mirëmbajtje të rrugëve, do të
duhej të vilej sipas modelit “abone”, – parapagim një (1) vjeçar.
Çka do të thotë kjo?
Nëse një përdorues automjeti (i vogël) do të paguente përkatësisht 20 euro ose 2600 apo 2700 lek, ndërsa automjetet e tjera, mikrobusët, autobusët dhe kamionët 30 euro në harkun kohor të një viti, kjo do të ishte e mjaftueshme për të mirërmbajtur çdo kategori rrugësh në shkallë republike. E njëjta tarifë, do të mund të aplikohej edhe për automjetet me targa të huaja, pavarësisht kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në Shqipëri edhe kur ata janë tranzit, por aboneja që ata blejnë në pikat kufitare duhet të ketë afat përdorimi një (1) vjeçar, që do të thotë automjetet me targa të huaja mund të qarkullojnë me të njëjtën abone në 12 muajt e vitit.
Ky model mund të përshtatet nga qeveria shqiptare me koncensionarët e “Rrugës së Kombit”, por edhe me koncensionarët e mirëmbajtjes së rrugëve të tjera në Shqipëri.
____________
1.-Titulli në origjinal: Një këshillë për kryeministrin Edi Rama