Ballina ED/OP TAKSA E BABËZISË

TAKSA E BABËZISË

Që sot filloi të zbatohet taksa për të gjitha automjetet që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit. Është normale që të merret taksë për mirëmbajtjen e autostradës. Këtë e bëjnë të gjitha shtetet. Anormale ështe vlera e saj prej 5 eurosh (për vetura) në një drejtim.

Nuk besoj që do të kundërshtonte kush, nëse kjo taksë do të ishte rreth 2 euro.

Por të marrësh 10 euro vajtje-ardhje, kjo është babëzi e shfrenuar dhe godet të gjithë shqiptarët, sidomos ata të Kosovës.

A u këshillua “patrioti 24 karatësh” Edi Rama me Prishtinën për vendosjen e kësaj takse? Nëse jo, a mund të flitet për “partneritet strategjik” midis dy qeverive tona, kur ato nuk këshillohen as për një çështje kaq të ndjeshme që prek drejtpërdrejt interesat e qytetarëve tanë, në të dy anët e kufirit? Ku është efektiviteti i mbledhjeve të përbashkëta të qeverive tona në Prizren, Vlorë, Prishtinë dhe Korçë?

 

Dr. Islam LAUKA

Ish ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës

 

Prishtinë, 25 mars 2018