Ballina Shëndet Mangësia e rrezeve diellore favorizon rritjen e peshës

Mangësia e rrezeve diellore favorizon rritjen e peshës

 

Ekspozimi në dritë është terapeutik, si në nivelin psikologjik ashtu dhe në atë fizik. Këtë gjë e ka konfirmuar studimi i kryer nga Universiteti i Bostonit që ka demostruar se në spektrin diellor janë prezente rreze ultravioletë të nevojshme me sintezën e vitaminës D për kockat, rrezatime blu me efektin “qetësues” dhe rreze infrakuqe që stimulojnë metabolizmin nga yndyrnat dhe favorizojnë eleminimin e toksinave. E reja e këtij zbulimi qëndron pikërisht këtu: pamjaftueshmëria e dritës, që shkaktohet nga jeta jonë e mbyllur, mund të influencojë jo vetëm në humor por edhe në shigjetën e peshores.

Në SHBA ekzistojnë qendra të specializuara ku mund t’i nënshtrohesh një trajtimi të veçantë të quajtur “Biodream” i bazuar në një kombinim sinergjik të rrezeve që përmirëson humorin, qarkullimin dhe funksionim metabolik. Dhe lufton gjithashtu kilet e tepërta.