Nga Lulzim Sadrija – Prishtinë
Kah po shkon Kosova? A është kjo Kosova dhe politika e dëshiruar që krijon sigurinë, mirëqënjen, barazinë, shtetin e së drejtës dhe prespektivën e qytetarëve të saj?
Sigurisht se nuk është. Përkundrazi, po dëshmohet se Kosova si shtet i krijuar nga interesat gjeopolitike i Fuqive të Mëdha, kompromiseve jo parimore dhe me klasë politike të korruptuar nuk mund të avancoj asnjë nga pritjet e qytetarëve të Kosovës.
“Shpresa vdes e fundit”- thotë populli. Por po nuk ndryshuan gjërat në mënyrë që politika të ndahet nga korrupsioni dhe drejtësia, që policia të bëjë punën e vetë, katandisja është e sigurtë dhe siguria e shtetit do të cënohet nga shtetet fqinjë…- shkruan në faqen e tij në facebook.
Prishtinë, 29 mars 2018