Ballina Aktualitet AKADEMIA E ÇMIMEVE: DOKTOR KOLONEL DRITAN DEMIRAJ U NDERUA ME ÇMIMIN “KONSTANDINI...

AKADEMIA E ÇMIMEVE: DOKTOR KOLONEL DRITAN DEMIRAJ U NDERUA ME ÇMIMIN “KONSTANDINI I MADH”

Akademia Monarkiste Shqiptare në Tiranë, organizoi këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë (Salla “Konstandin Shpataraku”) veprimtarinë “AKADEMIA E ÇMIMEVE”.

Nderuan me praninë e tyre personalitete akademike, diplomatike, kulturore, politike, të shoqërisë civile, masmediave:

Në këtë veprimtari solemne u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta”, “Justiniani i Madh”, Konstandini i Madh”, “Niket Dardani” e “Lekë Dukagjini” për personalitete të shkencës, monarkisë, diplomacisë, historisë, politikës, arsimit e kulturës si dhe për institucione të arsimit, etj.

Doktor Kolonel Dritan Demiraj u nderua me Çmimin “Konstandini i Madh”, me Vendimin nr. 25, dt. 12 janar 2018, me këtë motivacion: “Për kontributet e tij akademike si ushtarak i lartë me gradën “Kolonel” – i cilësuar dhe “babai” i Forcave Speciale Moderne në Shqipëri, si pedagog universitar me gradën “doktor i shkencave”, si veprimtar i shoqërisë civile, si mik e studiues i Familjes Mbretërore Shqiptare, me rreth 30 botime e 150 artikuj me analiza strategjike, studime shkencore, etj., disa prej të cilave me interes ndërkombëtar”

Çmimi iu dorëzua nga prof. dr. Mixhait Reçi – president i Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë.