Ballina Aktualitet Ish kryeministri Buçkovski: Vendimi i dëbimit të diplomatit rus i logjikshëm, Maqedonia...

Ish kryeministri Buçkovski: Vendimi i dëbimit të diplomatit rus i logjikshëm, Maqedonia ka qëllim BE dhe NATO-n

Shkup, 29 mars – Ish kryeministri Vlado Buçkovski në emisionin e fundit në Tv Telma ka thënë se përplasja mes SHBA dhe Rusisë, Maqedonia duhej të merte ndonjërën anë, transmeton Zhurnal.mk

“Në këtë pëplasje të madhe mes dy këtyre fuqive vendet e vogla si Maqedonia nuk kanë shumë hapësirë që të jenë neutrale, ky vendim ishte zgjidhja e vetme e logjikshme duke pasur parasysh se bisedimet me Greqinë po intensifikohen ndërsa Maqedonia ka qëllime drejt BE dhe Nato-s. Sot konferenca për shtyp e ambasadorit rus nuk ishte e përshtatshme për fuqi si Rusia, ishte nën secilin nivel dhe e papërshtatshme ndaj një vendi mikpritës”, ka thënë Buçkovski.