Rudy Guliani, ish kryebashkiaku i New Yorkut dhe këshilltar personal i Presidentit Amerikan Donald Trump, këtë mars 2018, ishte për një vizitë në Shqipëri.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në faqen e tij në facebook, shkruan: ‘Një takim shumë i përzemërt me Rudy Gulianin, kryebashkiakun e botës, njërin nga politikanet republikanë më të spikatur të SHBA!”
Në takimin me Presidentin e Shqipërisë, Sh.Tij. Z. Ilir Meta:
“Kënaqësi e veçantë të takoja sot Rudy Giuliani, kryebashkiakun që ka lënë më shumë gjurmë në qytetin e New York, i cili ndër të tjera më shprehu ndjenjat më pozitive për shqiptarët e New Yorku-t dhe të gjithë Amerikës”.
Këshilltari i Presidentit Amerikan Donald Trump, ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi:
Ai ka kërkuar prezencë më te madhe te sipërmarrjeve amerikane në Shqipëri. Gjithashtu, ai u shpreh i gatshëm për inkurajimin dhe një vëmendje më të madhe të sipërmarrjeve amerikane për potencialet ekonomike që ofron Shqipëria. Ai tha se do t’i propozojë presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë për të parë nga afër hapat e mëdhenj që ka bërë vendi. Sipas Xhulianit, Shqipëria për Shtetet e Bashkuara është një partner i qëndrueshëm dhe një kontribues real në koalicionin kundër terrorizmit për ruajtjen e paqes.
Në emisionin “Opinion” në TV Klan – Tiranë:
“Mendoj se vendi juaj (Shqipëria) është në formë të mire, sepse nuk ka ndikim rus këtu. Kjo është ajo çka dua të them në lidhje me rezistencën ndaj Rusisë.Kosova? Po. Mendoj se ky është problem. Por besoj gjithashtu se rusët po kërkojnë më shumë në veri. Më shumë si në Estoni. Ndoshta jo dhe aq në Letoni, ata janë pak më perëndimorë tani. Estonia ka një popullatë të madhe ruse”.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit me ish-kryebashkiakun e New York-ut, Rudy Guliani, në një postim në rrjetet sociale, shkruan:
“Sot në Tiranë, pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Rudy Guliani, simboli modern i luftës kundër krimit. Giuliani është shembulli si integriteti personal dhe ndjenja e shërbimit publik, janë arma më e fortë kundër së keqes.”