Ballina Art Raporti i UNESCO: Statujat Moai në Ishullin e Pashkëve në rrezik zhdukjeje

Raporti i UNESCO: Statujat Moai në Ishullin e Pashkëve në rrezik zhdukjeje

Ishulli i Pashkëve, i njohur gjithashtu edhe si Rapa Nui, ndodhet i zhytur në Oqeanin Paqësor, vendosur diku larg brigjeve të Kilit. Emri i tij ka ardhur për shkak se ky ishull u zbulua të Dielën e Pashkëve, të vitit 1722, nga eksplorarori hollandez Jacob Roggeveen.

Ky Ishull identifikohet me statujat Moai, buste monolite të mëdha të shpërndara në të gjithë territorin e ishullit, rreth 900 statuja të lashta monumentale, është në rrezik të zhduket në det, sipas raportit më të fundit nga UNESCO.

Trupi i Trashëgimisë Botërore theksoi se shkak për këtë  janë bërë baticat në rritje të cilat kanë zhdukur me shpejtësi brigjet e ishullit për vite me radhë.

Megjithatë, grupi tani po paralajmëron se nivelet në rritje të detit mund të shkatërrojnë plotësisht kokat e ikonave të ishullit.

“Disa statuja të ishullit të Pashkëve janë në rrezik të humbasin në det për shkak të erozionit bregdetar”, tha Adam Markham, zëvendës drejtor i Programit të Klimës dhe Energjisë në Bashkimin e Shkencëtarëve të Concerned dhe autor kryesor i raportit.