Ballina Shëndet Kryetari i Federatës Botërore të Neurologjisë Prof. Dr.Thomas H.Bak: Mënyra për t’u...

Kryetari i Federatës Botërore të Neurologjisë Prof. Dr.Thomas H.Bak: Mënyra për t’u mbrojtur kundër sklerozës, gjuhët e huaja

Në seminarin e quajtur “Konceptet dhe rrugët e reja në diagnostikimin dhe kujdesin për demencën”, i organizuar nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë së bashku me Universitetin e Barit, mbajtur në Hotel Tirana,  Prof.Dr.Thomas H.Bak, kryetar i Federatës Botërore të Neurologjisë u shpreh se mënyra më e mirë dhe më e lirë për t’u mbrojtur nga demenca janë gjuhët e huaja:

“Personat, që flasin më shumë se një gjuhë, mund të preken nga demenca 4-5 vjet më vonë dhe janë dyfish më të mbrojtur nga goditja në tru, krahasuar më ata, që flasin vetëm një gjuhë. Kjo sepse, të mësuarit e sa më shumë gjuhëve, me tingujt karakterizues, fjalët, konceptet, gramatikën, rregullat e shoqërisë etj, të trajnon at,o që quhen funksione ekzekutive, si ndërrimi i vëmendjes, rezervimin dhe monitorimin. Në këtë mënyrë krijon një “rezervë njohëse”, që të ndihmon të luftosh efektet e sëmundjeve të trurit”  

Për një kohë të gjatë, demeca ishte kryesisht një problem i vendeve të zhvilluara. Kurse tani është shtrirë në të gjithë botën. Edhe pse Shqipëria, ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, edhe ajo është shumë e rrezikuar nga kjo sindromë. Prandaj të gjithë duhet ta pranojmë, që demenca është këtu dhe ne duhet ta parandalojmë, askush të mos ketë turp. Por, mbi të gjitha duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë të psikologëve me neurologët. Pasi vetëm të bashkuar mund të luftohen sëmundjet e trurit, e veçanërisht demenca“