Ballina Aktualitet Një ditë e madhe për shqiptarët në Maqedoni

Një ditë e madhe për shqiptarët në Maqedoni

Sot, Parlamenti i Maqedonisë, pas shumë pritjeve e përpjekjeve të shqiptarëve atje, miratoi ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha organet shtetërore të kësaj Republike.

Miratimi i këtij ligji, është një një ndër arritjet më të mëdha të shqiptarëve në Maqedoni, kur kujtojmë të kalurën e tyre sesa të dikriminuar kanë qenë, si në kohën e komunizmit, po ashtu edhe pas saj.

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, është një e drejtë e patjetërsueshme, sepse shqiptarët në Maqedoni përbëjnë një përqindje të lartë të mbarë popullatës në këtë Republikë.

Ju uroj nga zemra këtë ditë të madhe shqiptarëve në Maqedoni, dhe kjo, në të njëtën kohë, është një arritje për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Nga Harry Bajraktari – Nderi i Kombit

New York, 2018.

 

Në foto: Talat Xhaferi – kryetari i Kuvendit të Maqedonisë