Ballina Personazh NAIM DEDUSHAJ, KONTRIBUTOR I JASHTËZAKONSHËM PËR NJOHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE NË INSTITUCIONET...

NAIM DEDUSHAJ, KONTRIBUTOR I JASHTËZAKONSHËM PËR NJOHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE NË INSTITUCIONET E SHBA DHE NË OPINIONIN AMERIKAN LIDHUR ME LIRINË E PAVARËSINË E KOSOVËS

Naim Dedushaj është doktor i Shkencave me temën: “Diaspora Shqiptare dhe rrugëtimi i saj ndër mote”, mbrojtur në Universitetin e Tiranës, më 4 shkurt 2014.

Naim Dedushaj është kontributor i jashtëzakonshëm për njohjen e çështjes shqiptare në institucionet e SHBA dhe në opinionin amerikan lidhur me Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, kur ishte Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së LDK-së në Amerikë (1992-’99), në “Ambasadën e Kosovës në Amerikë”, sic e cilësonte dr. Ibrahim Rugova – Presidenti i Kosovës e kryetari i LDK-së.

Naim Dedushaj është ideatori, themeluesi e motorri i rrjetit të bizneseve të Diasporës Shqiptare në katër kontinente e 25 shtete të botës, duke bashkuar në këto katër vitet e fundit potencialet e mëdha të 100 mijë bizneseve për fuqizimin e tyre dhe zhvillimin e Kosovës. Ai e kryen lartësisht dhe me risi detyrën e tij të Drejtorit për Investime në Ministrinë e Diasporës të Kosovës.

Naim Dedushaj është ndër zyrtarët e lartë të Kosovës që ndihmoi në themelimin e ecurinë e mirë të Ministrisë së Brendshme të saj e, mbasandejna të Ministrisë së Diasporës të Kosovës. Ne keto dy ministri dhe ne Ministrine e Kultures ka mbajt poste të larta e ka kontribute të mëdha.

Naim Dedushaj ka botuar veprën “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fati i Kosovës : rezolutat e diskutuara dhe të aprovuara nga Kongresi Amerikan”. (Prishtine, 2006) dhe tjetra: “LDK-ja në SHBA: Historia e një Lëvizjeje” (New York, 2000).

Naim Dedushaj e ka gjysh “Martirin e Kombit” Jahë (Cung) Tahir Dedushaj dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha me “Urdhër për Veprimtari Patriotike të Klasit II”; është nipi i “Martirit të Kombit” Isuf Zymer Dedushaj, i dekoruar me “Urdhër për Veprimtari Patriotike të Klasit I”. Dera e Dedushajve të Vuthajve ka 11 “Martirë të Kombit” nga Bajram Musa Dedushaj deri tek Jeton Idriz Dedushaj.

 

Nga Valdet ERMALI