Ballina Kulinari Rizoto me perime dhe mish pule në tavë

Rizoto me perime dhe mish pule në tavë

Përbërësit:

3 copa fileto pule

200 gr oriz

60 gram bizele

2 karrota

1 spec jeshil

1 kokërr qepë

Vaj ulliri dhe kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë, shtojmë dhe pak kripë dhe vendosim pulën për të zier. Ndërkohë në një tigan hedhim pak vaj ulliri, qepën pasi ta kemi grirë dhe e kaurdisim derisa sa qepa të marri ngjyrë. Shtojmë në tigan specin, karrota dhe i kaurdisim me njëra – tjetrën. Më vonë shtojmë edhe bizelet dhe orizin dhe i përziejmë në zjarr për rreth 3 – 4 minuta. Pasi të keni mbaruar me kaurdisjen e gjithe përbërësve, vendoseni masën e përgatirur në një tepsi bashkë me pulën e zier, në mënyrë që të piqen plotësisht. Tavës me oriz dhe perime hidhini sipër lëngun e pulës. Lihet të piqet derisa rizotoja ta ketë thithur gjithë lëngun e pulës.