Ballina Kulinari Kek me mandarina

Kek me mandarina

Përbërësit:

3 kokrra vezë

2 gota uji miell

1 filxhan e gjysmë sheqer

50 gram gjalpë

5-6 kokrra mandarina

1 lugë çaji sode për fryerje

1 lugë çaji vanilje

(Forma ëmbëlsirash)

 

Përgatitja:

Hedhim në një enë vezët dhe sheqerin. I rrahim me mikser derisa të tretet sheqeri. Masa e vezëve do të fryhet. Zbusim pak gjalpin dhe e përziejmë me vezët, i rrahim përsëri  së bashku gjalpin dhe vezët.

Pastaj shtojmë miellin, sodën dhe vaniljen. Miellin e hedhim ngadalë dhe e përziejmë. Duhet të kemi kujdes që të mos mbetet asnjë topth mielli i paplasur.

Shtrydhim mandarinat dhe lëngun e hedhim mbi brumë. I trazojmë mirë në mënyrë që lëngu të përhapet njëtrajtësisht. Lëkurat e mandarinave i grijmë imët dhe i shtojmë gjithashtu në brumë.

E vendosim brumin nëpër format e ëmbëlsirave dhe i fusim në furrë. Furra duhet të jetë ngrohur paraprakisht. Pjekja bëhet në 180 gradë për 20-25 minuta.

Kur të piqen nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen dhe pastaj i largojmë nga format dhe janë gati për t`u servirur.